“La Stampa”: Rikthimi i Monica Lewinsky, për fushatën kundër ngacmimeve apo për kandidaturën e pritshme të Hillary Clinton?!

“Monica Lewinsky është rikthyer, s’ka dyshim. Shfaqet kudo, flet, shkruan. I vetmi dyshim është motivi”. Me këto fjali e nis artikullin e saj gazeta italiane “La Stampa” e cila trajton diskutimet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rikthimin publik të personazhit të skandalit seksual me presidentin Bill Clinton.
Lewinsky po drejton një fushatë kundër ngacmimeve dixhitale, duke rikthyer edhe diskutimet mbi skandalin seksual dhe mënyrën sesi mediat e organet shtetërore janë sjellë ndaj saj. Por dyshimet janë të shumta…“Dëshiron të rishkruajë historinë e saj, të udhëheqë një fushatë kundër ngacmimeve dixhitale, apo thjeshtë për të “varrosur” kandidaturën e mundshme të Hillary Clinton-it për Shtëpinë e Bardhë. Militantët demokratë në SHBA i druhen kësaj të fundit” vijon artikulli.
Artikulli i plotë i “La Stampa-s”: http://www.lastampa.it/2014/10/26/esteri/il-ritorno-dellex-stagista-lincubo-monica-incombe-sulla-candidatura-di-hillary-lbnsuN2f572fy0gP6XRKAO/pagina.html
n.k
Add new comment