Rikthehet ndotja në Krujë, “Vizion Plus” raporton se janë rindezur furrat e gëlqeres

Disa impiante të përpunimit të inerteve kanë filluar punë duke rikthyer ndotjen e madhe në hapësirën nga Kruja ne Tiranë. Impiantet qëndruan në heshtje vetëm dy javë për të rifilluar aktivitetin e paligjshëm gjatë orëve të natës.
“Vizion Plus” raporton se edhe furrat e gëlqeres janë ndezur e punojnë pa u shqetësuar as nga pushteti lokal, as nga Ministria e Mjedisit. Banorët thonë se ndotja vazhdon si më parë. Në janar të këtij viti, Ministria e Mjedisit deklaroi se i kishte dhënë fund aktivitetit të paligjshëm të furrave të gëlqeres dhe impianteve të inerteve. Në fakt gjatë operacionit të janarit, pjesa më e madhe e tyre nuk u çmontua nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit pasi pronaret morën përsipër t’i hiqnin vetë, gjë që në fakt ka rezultuar e pavërtetë.
http://vizionplus.al/rikthehet-ndotja-ne-kruje/
n.k
Add new comment