Politikë
Shakatë e gushtit, ekskluzivitet i Ilir Metës/I çintoksikuar dhe dashnor i opozitarizmit
Ilir Meta u shfaq edhe njëherë sot në media, për të kumtuar për shqiptarët e interesuar sesa konstruktiv është dhe sesa për zemër e ka stabilitetin. Në një dalje në “ABC NEWS”, Meta tha ndër të tjera se “I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”.
“Lufta e Kosovës ka lidhje me reformën në drejtësi. Organike madje”. Doni më për Belulin?
Shkruan Ngjela, këshilltar dhe praktikisht zëdhënës i kryeministrit njëkohësisht:
“Pas qeverisë së Pandeli Majkos, e cila iu përmbajt me korrektësi aleancës amerikano-shqiptare për çështjen e nxehtë të Kosovës, qeveria aktuale Rama është qeveria e dytë socialiste që po i qëndron korrektësisë së aleancës shqiptaro-amerikane, këtë herë në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve nga korrupsioni shtetëror dhe nga krimi i organizuar, për të realizuar strukturimin real perëndimor të shtetit shqiptar”.
Vazhdojnë më poshtë këta radhonj të mendimit politik puro perëndimor:
Presidenti: Ndryshimet kushtetuese prodhojnë ngërç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ndryshimet e reja kushtetuese, prodhojnë një ngërç në krijimin e Këshillit të Emërimeve. Për këtë arsye presidenti ka thirrur në konsultime grupet parlamentare në një takim ditën e martë.
Mejdani humbet qetësinë: “Me këtë poshtërsi politike-mediatike nuk ecet më tej”
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj atyre që i ka quajtur sulme dhe shpifje ndaj tij dhe familjes së tij, konkretisht djalit të vet, Denion Mejdani. Në postim vihet re nervozizmi i ish-presidentit, i përfolur së fundmi si kandidat për kryeministër i një qeverie teknike, nervozizëm i cili nuk ndihmon as skemën politike në fjalë por as figurën e Mejdanit, i trajtuar zakonisht me njëfarë respekti. Reagimi i tij është riprodhuar nga të gjitha mediat dhe mes të tjerave ai shprehet se:
Mbetet opsioni i rrugës
Partia Demokratike vuri si kusht për zgjedhjet krijimin e një qeverie teknike, por piruetat e Ilir Metës duket se kanë ndalur disi entusiazmin e shfaqur nga opozita gjatë negociatave për reformën në drejtësi. Llogaritë politike megjithatë mbeten të hapura, por me gjasë Partia Demokratike do të përligj kushtin e saj me protesta popullore për si mjet presioni për të detyruar mazhorancën të krijojë një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Këtë lë të kuptohet sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për Panorama.
Të tjera foto nga jeta e luksit të familjes Llalla dhe kërcënimet për publikuesin (foto)
Gazetari Bledi Mane ka postuar të tjera foto që sipas tij tregojnë jetën e luksit të familjes Llalla, thënë ndryshe kryeprokurorit. Në foto shfaqen fëmijët adoleshentë të Prokurorit të Përgjithshëm në makina luksoze. Deri më tani asnjë prej fakteve të publikuara nuk është përgënjeshtruar, ndërsa jo të gjitha mediat i kanë bërë jehonë zbulimit të këtyre fakteve për jetën luksoze të familjes Llalla dhe pikëpyetjet e mëdha që ngrihen me publikimin e tyre.
Vetë gazetari i ka shoqëruar fotot edhe me disa postime që tregojnë kërcënimet ndaj tij pas publikimit të këtyre fotove:
Vlahutin sqaron çështjen e mosdeklarimit të pasurisë/Çështje poste dhe gjeografie. Formulari në Zagreb, ndërkohë që ndodhej në Tiranë
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës përcjell versionin e vet të deklarimit të pasurisë së ambasadores Romana Vlahutin, për të cilën u shkrua dje në media.
Rotacion vetëm i qeverisë, apo edhe rotacion në PS?
Lëvizjet e fundit politike janë shfaqje e qartë e krizës së koalicionit qeverisës dhe mbi këtë bazë, ato u përgjigjen perspektivave që kjo krizë krijon për të ardhmen. Këtë nuk mundet ta mohojnë tani as senatorët, as profesorët e PS-së, as kanabistët dhe as krenaristët, sa për të huazuar ca terma të krijuar rishtas.
Është ende herët për të perceptuar fitues dhe humbës, pasi ka ende rrugë për të bërë, por diskutimi nis që këtej: koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane dështoi dhe me gjasë ai rrezikon të mos arrijë dot as katër vitet e mandatit të plotë.
