Politikë
Basha kërkon shkarkimin e Dakos, PD e kallezon në Prokurori
Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për lidhje kriminale që sipas tyre mundësuan lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Pas takimit me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos.
Lufta e votave PS-LSI më e fortë se ajo e konçesioneve
Dy nisma ligjore të qeverisë kanë ngecur në rrjetën e LSI-së, duke vënë në pozitë të vështirë kampin e drejtuar nga kryeministri Rama që siç dihet nuk bën dot pa votat e Illir Metës. Pasi ka imponuar mbajtjen në sirtar të dekretit të Presidentit për Ligjin e Mbetjeve, dje me anë të një letre drejtuar Kuvendit Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pezullimin e financimit të projektit të partneritetit publik-privat për laboratorët spitalorë gjatë vitit të ardhshëm.
Videolajm/Shkëmbim letrash mes Metës dhe Lu
Presioni i Greqisë, Shqipëria ligj për të drejtat e minoriteteve
Pas presionit të bërë nga autoritet Greke, Shqipëria po përgatit një ligj për të drejtat e minoriteteve. Iniciativa është zbardhur nga kandidatja për ambasadore në shtetin Grek, Ardiana Hobdari.
"TemaTv"
Beteja jonë me hackerët, bloggerët, komentuesit e urrejtjes
Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes njofton se sot është zhvilluar Konferenca e dytë e Forumit Shqiptar të Sigurisë, e cila “synon të nxjerrë në pah panoramën e sotme të kërcënimeve ashtu si edhe strategjinë, metodat dhe zgjidhjes së zbulimit, vlerësimit, menaxhimit dhe trajtimit të rrezikut, bazuar në trinomin: teknologji – njerëz – proces”.
A është i besueshëm ambasadori Lu?
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka marrë pjesë në analizën e punës vjetore të Avokatit të Popullit. Aty Lu ka folur me tone disi të ashpra për situatën e krimit dhe korrupsionit në vend duke kërkuar arrestimin e Klemend Balilit. Madje sipas Lu, ambasada ka 7 muaj që pret arrestimin e këtij personi, ndonëse kjo është hera e parë që diplomati në fjalë prek emrin e Balilit.
Italia kërkoi datë negociatash për Shqipërinë dhe tolerim për krimin e organizuar
Të martën, samiti i ministrave të Jashtëm të BE-së diskutoi mbi politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian duke marrë në analizë progresin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Turqisë. Për asnjë nga vendet nuk u mor asnjë vendim, por ajo që ra në sy ishin qëndrimet e ndryshime lidhur me Shqipërinë dhe rekomandimin e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i pyetur nga gazetarët pas punimeve të samitit tha se vendi i tij e do Shqipërinë si anëtare të BE-së, por më parë duhet të përmbushë standardet.
Ballkani sërish vijë konflikti
Një shashkë e radhës është hedhur në Ballkan. Gazeta kroate “Vecernji List” shkruan se është në dijeni dhe ka parë një dokument që flet për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Ballkan. Ndërhyrja lidhet me potencialin e konflikteve etnike, si duket në Bosnje – Hercegovinë më së shumti ku pritet një referendum nga Republika Srpska në vitin e ardhshëm. Dokumenti që citohet nga gazeta kroate flet për dy rreziqe: sjellja ruse në rajon dhe radikalizmi. Vlerësime që po mbushin të pakëtn 3 vjet që shkruhen e raportohen.
Për të hapur negociatat duhet të kalojmë Urën
Nuk ka asnjë vendim për hapje negociatash me Shqipërinë para zgjedhjeve të 2017. Në këtë përfundim arritën ministrat e Jashtëm të BE të mbledhur në Bruksel.
"Do jem kryeministri juaj edhe për 4 vjet. Nuk ka dyshim për këtë"
Kryeministri ështëi sigurtë në fitoren e një mandate të dytë qeverisës. Gjatë firmosjes së një marrëveshjeje me Bankën Botërore, Edi Rama ka shprehur siguri, jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, por edhe se ai do të jetë kryeministri i vendit sërish.