Politikë
Kush gënjen?
Kryeministri pretendon se për përmbytjet do të jepen dëmshpërblime të plota, mirëpo banorë të zonave të Fierit kanë tjetër përvojë.
Llalla i pabesueshëm, suksesi lidhet me prokurorin e ri
Teksa Adriatik Llalla është në orët e fundit të mandatit, nga qeveria rezervohen për të dhënë rezultate mbi operacionin "Forca e Ligjit" dhe kapjjen e grupeve kriminale. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa e lidh suksesin e këtij operacioni me ndryshimet në Prokurori.
Qeveria përgjërohet për paqe me PD-në/Xhelal Mziu dhe Voltana Ademi shpallen më të mirët
Xhelal Mziu i Kamzës dhe Voltana Ademi e Shkodrës, janë dy kryebashkiakët më të suksesshëm për menaxhimin e financave vendore. Raporti i hartuar nga Ministria e Financave për të gjitha bashkitë e vendit nxjerr kryeqytetin e drejtuar nga Erion Veliaj në vendin e tetë.
Koha ku kryebashkiaku i Kamzës akuzohej për shpërdorim ka kaluar dhe z. Mziu merr sot medalje ari nga qeveria e Edi Ramës.
TemaTv
Kotzias vjen në Tiranë për dosjen e Kretës
Bisedimet e lëna pezull në Kretë mes ministrave Bushati e Kotzias do vijojnë në Janar në Tiranë. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati tha në një intervistë për VOA se diskutimet do të vijojnë në raundin e dytë në pikën ku janë lënë.
“Ne kemi shtruar të gjitha çështjet që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Besoj se jemi në një rrugë më të mirë seç kemi qenë. Do të ketë një raund tjetër në janar, këtë herë në Shqipëri, ku ne do të vazhdojmë mbi ato diskutime që kemi bërë, sidomos gjatë takimit të fundit në Kretë” – tha Bushati.
Bernd Fisher: Trump nuk e di ku bie Shqipëria
Bernd Fisher është një prej anëtarëve të komisionit për rishkimin e teksteve të historisë, në veçanti të kapitullit të Luftës së Dytë Botërore. Në një intervistë për Televizionin Shqiptar ai jep disa konsiderata për këtë periudhë por edhe për debatin mbi datën e çlirimit apo ndikimin e perandorisë Osmane.
Nëse flasim për veçantitë e Shqipërisë në periudhën e pushtimit, si nga italianët, ashtu edhe nga gjermanët, cilat janë gjetjet që në një farë mënyre ju kanë befasuar?
Ulje tensioni mes PS-së dhe LSI-së, tërhiqet nga axhenda edhe projektligji për presidentin
Një tjetër sinjal se diçka po ndryshon në skenën politike në Shqipëri. Të paktën kështu intepretohet në pamje të parë tërheqja nga axhenda e punimeve parlamentare e projektligjit për Presidentin e Shqipërisë, që do të thotë se ajo do të jetë jashtë diskutimi për të paktën edhe 6 muaj.
Kusuret e Palmave dhe zgjidhjet emergjente të "krimeve" shtetërore
Çështja me më shumë pikëpyetje nga situata e motit të keq është përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ku u përsërit e njëjta situatë me vitin e kaluar.
Për të larguar ujin, që nuk u shkarkua përmes kanaleve kulluese që nuk funksionuan policia zhvendosi trafikndarëset duke përmbytur dhjetra biznese.
Prokuroria e Tiranës deklaroi se ka nisur verifikimet për përgjegjësinë e firmës që ka kryer punimet e zgjerimit të segmentit hyrë të autostradës dhe mbjelljen e palmave.
Për bllokimin e autostradës ka folur edhe kryeministri, i cili ka qenë edhe iniciatori i palmave.
Rama: Jemi në situatë të jashtëzakonshme
Në shah me 1 milionë dollarë
Pagesa e PD-së për lobim në ShBA është kthyer në çështje politike. Nuk dihet sesi 1 milionë dollarët e Lulzim Bashës ja kanë dalë që të kompensojnë në vëllim informacioni të përditshëm çështjen Tahiri dhe atë të trafikut të drogës.
Një mesazh i ambasadës së SHBA me foto montazhin e Donald Lu me Elvis Presley është një mesazh në këtë drejtim, por që merr vlerë vetëm në raport me politikanë si Lulzim Basha. I cili po hedh themelet e dështimit të projektit të vet politik, qoftë edhe me përgjigjet e veta aspak sqaruese për akuzën e 1 milionë dollarëve.
Nisma e Mogherinit
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, po planifikon një takim të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Bruksel në fund të këtij viti.
Lajmi raportohet nga agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, sipas të cilës takimi do të ketë formatim e një darke pune dhe me gjasë do të zhvillohet më 18 dhjetor.
