Politikë
PD-ja lan duart me një deklaratë për Tufën
Nëse do të kuptosh seriozitetin e një partie në një vend si Shqipëria, i ndarë në çdo gjë, shiko sjelljen e saj me historinë. Së fundmi në media është improvizuar një debat për sjelljen e drejtuesit të një institute kërkimor që paguhet me parët e buxhetit të shtetit: Agron Tufës i cili ka publikuar një listë me përfaqësues të Partisë Komuniste, apo pjesëtarë të forcave partizane që i etiketon si kriminelë. Zakoni i vjetër i Partisë Demokratike rikonfirmohet në këtë rast sërish, kur teksa ngre zërin dhe bërtet sa mundet se do bëjë dekomunistizimin, vazhdon e merret me goditjen e Luftës Nacio
Për çfarë u zhvillua takimi në Berlin? Vetëm Jo për të gjithë dhe fjalë inkurajuese
Takimi i Berlinit ka rezervuar një shaka të hidhur për qeverinë shqiptare, por edhe ato të rajonit që presin hapjen e negociatave të anëtarësimit. Vetë kryeministri Rama nuk foli për data, por Deutsche Welle raporton se vendimi i Gjermanisë nuk mund të merret para shtatorit, ndërkohë që Parisi zyrtar as që e ka dëshirë termin zgjerim.
Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.
Ti kishe veshur ato atletet!
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përcjellë sot disa “lajme” nga takimi i Berlinit. Në përpjekjen sfilitëse të bëjë lajm aty ku në fakt nuk ka ndonëse takimi duhet pasqyruar, Agjencia ka vënë në punë të gjitha aftësitë e “kimisë së informacionit” për të nxjerrë diçka nga takimi Merkel-Rama. Që ka qenë protokollar.
Triumfi i armikut të popullit
Nuk është e vështirë të gjendet një “armik i popullit” në këtë periudhë tranzicioni. Për elitën shqiptare, që përherë i ka shërbyer pushtetit, ai është vetëm një: Sali Berisha.
Është I këtillë jo vetëm për ato që ka bërë dhe ato që i atribuohen, por edhe për atë që përfaqëson. Provincial nga Veriu në Tiranën e dominuar nga shokët e partisë dhe bijtë e saj, Berisha përthith me përkufizim çdo akuzë, insinuatë dhe i shkon çdo përbuzje.
Rroftë sebepi i grabitjes
U desh një grabitje e përsëritur në Rinas që qeveria shqiptare të vërë në lëvizje një procedurë juridike që synon me gjasë zgjidhjen e kontratës koncesionare për aeroportin “Nënë Tereza”. Ose më saktë rishikimin e termave të kontratës. Përmes një vendimi Këshilli i Ministrave ka autrorizuar Avokaturën e Shtetit të kontraktojë kompani të huaja për të bërë mbikëqyrje juridike të kontratës.
Shqiptarë të dashur! Ju jeni të zgjuar, ndaj do votoni Mua!
Duke folur sot në Elbasan për projekte të ndryshme të ndërmarra nga qeveria, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te inceneratori i mbetjeve dhe ujësjellësi. Meqenëse këto janë çështje që duhet të ishin zgjidhur me kohë, z. Rama dha këtë justifikim:
Dikush mund të thotë se bota sot po merret me inteligjencën artificiale kurse ne akoma flasim për ujë e për plehra. Po. E vërtetë është, por bota nuk pati 30 vjet Saliun. Ne e patëm…
Zgjedhjet nisin pa standarde. Regjistrohet në shkelje të ligjit partia e Astrit Patozit
Farsa elektorale e zgjedhjeve të 30 qershorit është plotësuar me regjistrimin jashtë ligjit të partisë së Astrit Patozi, Bindja Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dominuar nga militantët e Partisë Socialiste ka votuar pro regjistrimit si subjekt zgjedhor të saj, duke prodhuar një akt administrativ që me gjasë do të ankimohet. Ka nisur kështu procesi zgjedhor me shkelje të hapura që shkojnë përtej anomalisë që prodhon bojkoti i opozitës.
Fol për paratë dhe vilat meqë "je" opozitë znj. Kryemadhi!
Sot disa media, kryesisht pranë kryeministrit, kanë qarkulluar një “lajm” sipas të cilit kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama:
Suksesi i një "qeverisjeje digjitale" që përgënjeshtron demagogjinë e "bashkëqeverisjes"
Më kujtohet fundi i viteve 1990 kur isha këshilltare e kryeministrit të atëhershëm. Si vend i vogël dhe ende shumë i varfër, ne kuptuam se mundësitë tona ishin në dy megatrende - IT dhe gjenetika
Satelitët e PD kërkojnë tryezë me Ramën (Video)
Në njërën anë protestë, por në krahun tjetër PD dhe satelitët e saj po kërkojnë negociata në tavolinë me Ramën për të hyrë në zgjedhje.
Këtë artikuloi kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu pas një takimi që aleatët e Bashës patën me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë.
Hallka lidhëse me qeverinë është padyshim presidenti Meta që është ftuar të negociojë një tryezë pozitë-opozitë.
