Politikë
Diktatura vendoset nga një pjesë e një vendi. Kjo vlen edhe për Diktaturën e Korrupsionit
Sot në disa media të pushtetit ka qarkulluar një status i ish-deputetit të PD-së, Gent Strazimiri, i cili ankohet edhe për sjelljen dhe moralin e shoqërisë shqiptare.
Hap kufirin për jorezidentët dhe akuzon Sali Berishën se do të shkatërrojë Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një lidhje video përmes së cilës ka akuzuar Sali Berishën si njeriu që sipas tij synon të shkatërrojë Shqipërinë. Zoti Rama ka deklaruar se bllokimi në kufi i shqiptarëve është një mënyrë për të mbrojtur jetën. Brenda 24 orëve të ardhshme tha z. Rama do të lejohet hyrja e qytetarëve që nuk kanë leje qëndrimi në vendet përkatëse të cilët do të karantinohen. Ai ka thënë se kjo kategori do paguajë një tarifë.
Kufizim lirish, por jo anullim të drejtash. Ndëshkimet nuk mund të aplikohen me gjykatat e mbyllura
Sot është njoftuar marrja e masave të reja shtrënguese për të disiplinuar lëvizjen e qytetarëve. Nuk dihet se çfarë parashikojnë këto masa, por ato kryesisht përfshijnë gjoba apo humbje të lirisë. Këtë e ka paralajëmruar edhe kryeministri të shtunën. Problemi me këtë lloj apeli publik është shumëm serioz. Qeveria me një akt normative jo vetëm ka kufizuar disa liri tonat, por është shtyrë më tej, ka prekur garancitë për të Drejtat tona kushtetuese.
Bashkëqeverisja si lypje e nevojtarit, jo ofertë vizionari
Dy vitet e fundit kryeministri është lodhur dhe n aka lodhur duke kërkuar bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Hapur, tërthorazi, në vijimësi, z. Rama ka kërkuar ta ulë Lulzim Bashën në tryezë dhe t’i japë ca ministra. Nuk ja ka dalë. Arsyet janë disa.
Ftesa e fundit që u bë ishte me emergjencën e tërmetit. Kushdo mund të lexojë atë që ka ndodhur. U përsërit sërish në një farë mënyre, por sipërfaqësore me ardhjen e pandemisë. Sot z. Rama ka sulmuar PD-në:
Virusi do të ikë, sëmundja terminale e Shqipërisë do të jetë ende këtu
Kryeministri Rama shpërndan sot në Facebook një video sentimentale me ton moralizues dhe ekumentik. Jeta është e shkurtër, e përditshmja na ka rrëmbyer duke shtyrë njëri-tjetrin, pleqtë kishin të drejtë e të tjera si këto.
Z. Rama ka të drejtën e tij për të thënë çfarëdo lloj gjëje në Facebook vetëm se ky transformimi psikologjik i kryeministrit që po mendon për veten se është një lloj guruje është sinjal se nuk i kemi punët mirë në këtë vend.
Mbi Aktin Normativ për qiratë*
Së fundmi rezulton se Këshilli i Ministrave, ka miratuar Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020. Ky akt solli disa shtesa në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr.3, datë 15.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19¨. Ky akt sipas parashikimeve kushtetuese ka hyrë në fuqi menjëherë (me miratimin e tij) dhe është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 57, datë 2.4.2020.
Sinjali i parë se Kushtetuta ekziston. Presidenti: Masat të jenë në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës kujton qoftë prezencën e vet, qoftë atë të faktit, se mirë apo keq, Shqipëria ka një Kushtetutë. Në këtë kuadër Presidenti ka deklaruar se:
I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.
Kryeministri: Mua më ka zgjedhur Zoti për të drejtuar Shqipërinë në këtë moment
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një lidhje me emisionin “Zonë e Lirë”. Ai është pyetur se duke qenë se po i ndodhet pranë Shqipërisë në ditë të vështira mos vallë është bir i Zotit.
Zoti Rama është përgjigjur se gjyshja e tij thoshte se Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.(Minuta 14: 50).
Pra Zoti mesa duket ka zgjedhur Edi Ramën në këto kohë, diçka që ai e ka deduktuar nga një thënie e gjyshes dhe nga bindja mesa duket se pa të Shqipëria kushedi ku do të ishte.
"Jo" subvencionimit të mediave. Kryeministri: Janë biznes i madh, të marrin kredi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje negative për subvencionimin e mediave. Më poshtë përgjigja e tij në një lidhje televizive sot:
Basha: 120 milionë euro kontrata të transferohen për pandeminë. Ministri Ahmetaj në konflikt interesi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë të cilit ka bërë disa propozime për menaxhimin e situatës aktuale.
