Arkiv-Lajme
Banka Botërore: Shqipëria një ndër tre vendet në zhvillim më të rrezikuara nga kriza
Raporti i FBI-së ka mbërritur; pritet reagimi i Prokurorisë
“Ka mbërritur pranë prokurorëve shqiptarë raporti i FBI-së lidhur me hetimin që ata u kanë bërë disa rrethanave të krimit të kryer më 21 janar të vitit të shkuar”, thonë disa agjenci lajmesh online. Të gjithë ata që e përhapin këtë lajm i referohen burimit mediatik, dmth Top-channel-it, gazetarët e të cilit kanë informuar të parët se, sipas disa burimeve nga prokuroria, ekspertët e këtushëm janë duke e përkthyer këtë raport.
Pritmëri të mëdha për naftë në Jon
Qeveria greke u shpreh tepër optimiste për gjetjen e rezervave të mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon dhe në pjesën jugore të Kretës. Ky fakt bëhet publik nga zëvendësministri i Energjitikës së Greqisë, Janis Manjatis, i cili deklaroi se interesi për kërkime në Jon dhe Egje është tepër i madh prej kompanive amerikane, izraelite dhe britanike.
21 janari paraprihet nga një protagonizëm i ethshëm ambasadorial
Është i rastit ky protagonizëm dipomatik në prag të përvjetorit të 21 janarit? Ndoshta, por do ishte një rastësi shumë e rrallë. Folën tre ambasadorët, folën tok e folën veç e veç, lidhur me 21 janarin; kërkuan hetimin e ngjarjes; kërkuan të respektohet prokuroria. Para tyre kanë folur ambasadori danez dhe ambasadorja gjermane. Dje foli qartë e prerë një ish-ambasador i SHBA-ve. Herë pas here ka folur ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham. Kjo e fundit foli dhe sot. Dhe foli po aq qartë.
Wollfarth-i ka të drejtë lidhur me Spahiun. Por …
“Kreshnik Spahiu paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, pasi ka një funksion publik. Funksionari publik duhet t’ia kushtojë kohën detyrës që kryen”, ka thënë ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth. Ka të drejtë? Absolutisht, po. Kreshnik Spahiu duket i pambrojtur dhe i pambrojtshëm në këtë rast. Veç në e shpëtoftë ndonjë interpretim rigoroz i procedurave të shkarkimit të zv.kryetarit të KLD-së nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Por edhe sikur ta shpëtonte Gjykata Kushtetuese, kjo që ai bën për muaj e muaj të tërë është një gjë që s’ka bythë të rrijë. Është një gjë tërësisht e gabuar.
Ju ka marrë malli për pak etiketë institucionesh? Ja një ilustrim
Mbledhja e Komisionit të ligjeve, ku në rend të ditës ishte diskutimi i procedurës për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i zv.kryetarit të KLD-së, filloi në mënyrë korrekte. Zoti Rusmali e hapi mbledhjen qetë e plot bon ton, më tej ia dha fjalën zotit Gumi, që të relatonte, i cili gjithashtu u shqua për etiketë, dhe pastaj ia dha fjalën zotit Spahiu, duke iu drejtuar të gjithëve me fjalët: “Unë do të propozoja të dëgjonim në këtë pikë zotin Spahiu dhe pastaj të kalojmë në diskutimet tona. Zoti Spahiu?”
Withers-i nuk e shiti për asnjë sekondë Arvizu-në
Pati disa lajme brenda intervistës ‘bombë’ që ish-ambasadori Withers i ka dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Një pjesë të rëndësishme të saj, e zuri diskutimi mbi deontologjinë e profesionit të diplomatit. Gazetarja kërkoi ta fusë në kurth, duke nënvizuar kontrastin mes qëndrimeve të tij dhe qëndrimeve të ambasadorit aktual, por ai nuk bëri asnjë rrëshqitje. “Në gjithë botën ambasadorët amerikanë funksionojnë njëlloj.
El Clasico bëhet makth për Mourinho-n
Qysh kur ka mbërritur Mourinho në Madrid, el clasico është bërë një show me finale të ditur: Bluagrana-t e Gardiola-s fitojnë. Nuk ka rëndësi se ku luhet ndeshja, në Santiago Bernabeu apo në Camp Nou. Rezultati është po ai. Ndonjë fitore e Realit (si fjala vjen, vjet në Kupën e Mbretit) është përjashtim që përforcon rregullin.
Ish-ambasadori Withers: Miqtë amerikanë janë për një president konsensual
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, John L. Withers II, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës foli për ngjarjet e rënda të ndodhura në 4 vjetët e fundit në Shqipëri, por nuk mbeti pa u shprehur edhe për të ardhmen e afërt. Konkretisht, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ai tha: “Parimi që duhet aspiruar është ‘A janë udhëheqësit vërtet të angazhuar ndaj demokracisë? A është ajo pjesë integrale e tyre?’ Një provë e kësaj do të jetë votimi për presidentin. Sipas Kushtetutës, kjo mund të bëhet me një shumicë të thjeshtë.
Ish-ambasadori Withers: Miqtë amerikanë janë për një president konsensual
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, John L. Withers II, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës foli për ngjarjet e rënda të ndodhura në 4 vjetët e fundit në Shqipëri, por nuk mbeti pa u shprehur edhe për të ardhmen e afërt. Konkretisht, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ai tha: “Parimi që duhet aspiruar është ‘A janë udhëheqësit vërtet të angazhuar ndaj demokracisë? A është ajo pjesë integrale e tyre?’ Një provë e kësaj do të jetë votimi për presidentin. Sipas Kushtetutës, kjo mund të bëhet me një shumicë të thjeshtë.