Zotkaj i Poliçanit paditet nga një mjek: Më qëlloi me grusht pse ndihmova një person që ai po e rrihte?!

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, është denoncuar nga mjeku Dritan Hoxha, i cili thotë se është dhunuar nga Zotkaj. Hoxha është shprehur se Zotkaj e ka qëlluar me grusht në fytyrë, ndërsa ka qenë në krye të detyrës. Mjeku ka thënë se ai i ka dhënë ndihmë një qytetari të dhunuar nga Zotkaj dhe disa persona të tjerë, kur është sulmuar nga ky i fundit.
“Unë pashë që po keqtrajtohej një qytetar. Si mjek qe jam e kam për detyrë t’i vij në ndihmë. Nuk ndërhyra se e pashë që situata ishte shumë e ndërlikuar, prita në qendër që ta mjekoja më vonë. Në këtë moment kryetari i bashkisë më sulet me vrap në sy të pacientëve, më godet me grushte disa here, duke më dëmtuar në syrin e majtë. Unë bëra denoncimin në komisariatin e policisë dhe do ndjek rrugën ligjore. Kryetari i bashkisë me njeh se ne 3 mjekë jemi të gjithë dhe Poliçani është i vogël, por nuk kam pasur asnjë konflikt dhe më habit ky veprim. Por në natyrën e tij kryetari i Bashkisë njihet për veprime të tilla, nuk është hera e parë që ndodh. Vetëm fjalë fyese dolën nga goja e tij, nga goja ime nuk doli asnjë fjalë.
Arsyet e këtij veprimi të dhunshëm ndaj meje i di vetëm ai. Ai po dhunonte një qytetar, Enver Daja e ka, sepse e njoh edhe atë. Ishin 4-5 persona që po e dhunonin, unë dallova dhe kryetarin e Bashkisë.
Doja t’i bëja thirrje kryeministrit dhe ministrit të mbajnë qëndrim ndaj këtij personi”, tha për A1 Report mjeku Hoxha.
Zotkaj e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk ka dhunuar askënd.
a.k
Comments
Në një shtet normal nëse
<p>Në një shtet normal nëse krytari i bashkisë, qytetari parë, bënë këtë lloj akti Presdenti i Republikës dhe Kryeministri e shkakrojnë në vend dhe drejtësia e arreston menjëherë. </p><p> </p>
Add new comment