Zbardhet arsyeja: Refuzuesi lezhjan nuk i ndaloi rrugorëve se ishte me makinë të vjedhur pak orë më parë

Postuar në 14 Tetor, 2014 09:26

Zbardhet arsyeja e refuzimit të çuditshëm, këmbëngulës por të heshtur të 50-vjeçarit nga Lezha Genc Prenga, i cili dje kundërshtoi forcat e policies rrugore duke mos ndaluar në Bulevardin qëndror të kryeqytetit. Mjeti rezulton i vjedhur, njofton A1 Report. Një ditë më parë, Prenga nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar, madje ka tentuar t’i përplasë efektivët. Vetëm pak minuta më vonë, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij pranë “Shallvareve”, por pas hetimit ka rezultuar se makina me të cilën lëvizte 50-vjeçari, e tipit “Benz” me targë AA171CV ishte vjedhur mëngjesin e djeshëm në Lezhë. Përveç akuzës së “kundërshtimit të policisë”, mbi 50-vjeçari Genc Prenga tashmë rëndon edhe akuza për vjedhje.
 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.