Xhihadistët shqiptarë bashkohen në Facebook

Një faqe në Facebook, e hapur në shkurt, që aktualisht ka 429 pëlqime, vlerëson aktivitetet e xhihadistëve shqiptarë që luftojnë në Siri dhe shërben si një pikë informimi në shqip për luftëtarët.
Në një postim më 6 maj, një komunikatë shpall armëpushimin e arritur mes ISIS dhe Al Nusra, një organizatë e lidhur me Al Kaedën, shkruan “Balkaninsight”.
“Me kërkesë të liderit të Al Kaedës, Ajman al- Zavahiri, fronti Al Nusra, që është një degë e Al Kaedës, ka pezulluar të gjitha veprimet kundër ISIS,” thuhet në postim, duke shtuar të tjera detaje për marrëveshjen mes dy grupeve militante.
Të tjera postime shoqërohen me foto që promovojnë xhihadistët shqiptarë, që luftojnë për ISIS. Në një mesazh më 4 maj, persona të armatosur rëndë, pozojnë në një foto, duke e përshkruar veten si xhihadistët shqiptarë.
“Muxhahedinët shqiptarë, Allahu i mbrojtë,” lexon postimi. Një prej tyre, Lavdërim Muhaxheri, një shqiptar nga Kosova, përsërit vazhdimisht propagandë për ISIS si lider i shqiptarëve që luftojnë për këtë grupim islamik.
Qendra Ndërkombëtare për Studime mbi Radikalizimin, ISRA, një thinj-tank me bazë në Londër, beson se janë rreth 300 luftëtarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që i janë bashkuar grupeve të lidhura me Al Kaedën në Siri.
http://www.balkaninsight.com/en/article/the-islamic-state-sp...
S.S
Add new comment