Will Smith shpjegon jetën pranë 14-vjeçares:’Bota përmbyset tre herë në javë.’

Postuar në 20 Shkurt, 2015 05:12

Ai është babai i tre fëmijëve megjithatë vështirësitë më të mëdha shprehet se i has me të bijën Willow duke qenë se ajo është edhe më e vogla. Aktori Will Smith ka përshkruar me detaje jetën pranë saj, madje ka marr edhe shembuj komik.

 

Në një intervistë të dhënë së fundmi Will tha:’90% e fokusit është tek Willow, ajo vajzë tërheq gjithë vëmendjen. Është njësoj sikur bota përmbyset tre herë në javë. ’ Ndërsa duke u përpjekur të tregojë një histori me tinguj gazmorë aktori Hollywoodian pohon:’Një herë një nga macet e saj ishte larguar sepse unë kisha lënë derën hapur, ajo u zemërua aq shumë më shihte mua me sytë plotë lot dhe më tha se nuk mund ta besonte që isha kaq i papërgjegjshëm. ’

 

Më pas Will shton:’Kjo është fjalia që mund të shkatërrojë menjëherë zemrën e një burri në moshë të mesme. Megjithatë ajo kishte të drejtë, kështu që unë thërrita bashkëshorten që të gjente një zgjidhje. Nervat e saj u tendosën kur ajo dhe Jada po kërkonin e unë po flisja në telefon, megjithatë fatmirësisht e gjetën.’

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.