Veteranë të UÇK-së djegin librin e Veton Surroit. Nuk mungojnë reagimet edhe nga një ish-luftëtar si Jakup Krasniqi: “Djegia, asocime me Mesjetën”

Postuar në 17 Korrik, 2014 08:04

Këto ditë një grup veteranësh të UÇK-së në Ferizaj organizuan një lloj demonstrimi për djegien e librit të Veton Surroit “Këmbët e gjarprit”. Akti është dënuar edhe nga një ish-drejtues i UÇK-së si Jakup Krasniqi, i cili teksa ka mbrojtur luftën e UÇK-së ka theksuar se veprime të këtilla “asociojnë me turrën e druve të Mesjetës si dhe në djegien e librave në Gjermanin Fashiste apo në vendet e tjera ku mungojnë vlerat demokratike”. Ndërkohë vetë Surroi ka shkruar në Facebook duke shprehur mendimin se pas djegies së librave, zjarrëvënësit “veshin këmishat e zeza”. Në fakt libri nuk ka kaluar pa reagime edhe në planin publicistik. Pak ditë më parë Milazim Krasniqi shkruante një polemikë shumë të fortë, duke akuzuar Surroin për afilacione jugosllave dhe pretendime për instaurimin e sundimit të elitave të vjetra. Duhet thënë se djegia e librit përgjithësisht përputhet me mosleximin e tij. Përndryshe ai ndalohet. Në Shqipëri djegia e fundit e një libri në mënyrë publike ishte ajo e librit të Blendi Fevizut për Enver Hoxhën, madje ndoshta ky është rasti i vetëm. Bilanci i akteve të kësaj natyre duhet të marrë në konsideratë edhe raportin mes reagimit ndaj përmbajtjes dhe publicitetit që bëhet vetiu në kësi rastesh.

http://kultplus.com/?id=5&l=3886

s.z

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Surroi qartazi rrjedh nga nje familje e perkedhelur e elites se jugosllavise titiste, por me angazhimin e tij njezet vitet e fundit ne Kosove ka qene pjese e momenteve kyçe te historise se saj. A e ka meritur apo e kane vene te tjeret ne ate qender - mbetet per t'u diskutuar. A ka perfituar nderkohe- mbetet per tu verifikuar. A ka gabuar-te gjithe gabojme. A i ka sherbyer dikujt tjeter, me apo pa deshire- duhet analizuar.

Por kurrsesi libri i tij nuk duhet djegur. Ne rast se nuk pajtohesh-- e une nuk pajtohem me disa gjera qe shkruan, apo si i trajton-- atehere ose mos e bli librin e shprehu kunder, por me aresye, duke sqaruar ku dhe pse je kunder. Surroi mund te jete titist, por ai eshte shqiptar. Mund te kete mangesi, por kush nuk ka.

Submitted by Nikolle (not verified) on

<p>Jakup Krasniqi ish luftetar i UCK???. Ne pranveren e vitit 1999 Jakup Krasniqi sebashku me ca te tjere nuk ka munguar asnje dite nga Rogneri. POkur them asne dit, as. Vinte tk holli i hotel Rognerit ne oren 12 te mesdites, thoshte miremengjes, dhe rrinte aty duke pire birra sebashku me shume luftetare te tjere deri ne 2 pas mesnate. Shkonin pastaj te merrnin nje sy gjume tek apartamenti qe kishin ne afersi te shkolles 11 janari, per ta nisur serish &quot;diten e luftes&quot; pak te trullosur dhe mahmur ne oren 12 te drekes ditn tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.