Vasili: LSI kërkon komision hetimor konkret, jo komision për konferenca partie

Postuar në 06 Qershor, 2014 08:27

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shprehur qëndrimin që LSI mban për ngritjen e komisionit hetimor për emërimet në administratën publike.  Kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se LSI kërkon një komision hetimor me përmbajtje dhe jo komision që mbledh ‘lëndë të parë’ për konferenca shtypi të partive.

“Qëndrimi ynë është se ne duhet të ecim me komisione hetimore problemore. Ne nuk e mendojmë komisionin si faktmbledhës, që jep lëndë të parë për konferencat e radhës së një partie. Ne na kërkohet të mbajmë një qëndrim për fenomenin. Hetimi për administratën është një fakt publik që ekziston dhe parlamenti duhet t’i qaset këtij problemi duke ndërmarrë veprime konkrete dhe jo thjesht duke e konstatuar. Nuk mjafton të themi se ky emërim është bërë gabim apo mirë. Qëndrimi i kryetarit të parlamentit për të marrë më shumë kohë për një zgjidhje mendjehapur, përkundrejt zgjidhjeve sempliste, është një qëndrim i ri që shkon drejt një zgjidhje më konsensuale. Të dyja palët mendojnë njëlloj, se duhet hedhur dritë mbi problematikën e këtij fenomeni.”, thotë Vasili.

Gjithashtu kreu i grupit parlamentar të LSI ka prekur edhe çështjen e integrimit të vendit duke thënë se duhet të jemi optimistë për raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe për këtë ne kemi shumë arsye për këtë.   “Nisur nga vlerësimi i raporteve të njëpasnjëshme ky i fundit ka qënë i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke. Mund të thuhet se krahas rritjes së peshës së euroskeptikëve pjesa proeuropianiste është dominuese. Mbi 80% e Parlamentit Evropian ecën në kursin e një Evrope të fortë që tenton të zgjerohet. Por, duhet të presim me qetësi deri në marrjen e vendimit përfundimtar”, u shpreh Vasili. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.