Tragjedia e KEK, pezullon fushatën elektorale në Kosovë. Thaçi: “Ende nuk ka kaluar rreziku”

Partitë politike në Kosovë pezullojnë të gjitha aktivitetet e fushatës elektorale si pasojë e tragjedisë me pasoja të rënda të ndodhur ditën e sotme. Vetëm një ditë para zgjedhjeve shpërthimi i ndodhur në KEK me pasoja në njerëz mesa duket do të jetë mbyllja e fushatës për zgjedhjet në Kosovë.
PDK në një njoftim për shtyp thotë: “ Thaçi vlerëson se ky është momenti kur të gjithë duhet të jemi së bashku pranë punëtorëve të KEK-ut dhe familjarëve të tyre. Të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse tashmë janë në krye të detyrës të angazhuara për ta përballur situatën dhe për të shpëtuar çdo jetë të punëtorëve.”. Por edhe parti të tjera kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë për RTK, Thaçi ka thënë se: “Nuk ka kaluar ende rreziku, është izoluar pjesa e rrezikshmërisë”. S.S
Add new comment