Subashi shpjegon arsyet pse u tërhoq padia në Fier

Postuar në 22 Nëntor, 2012 04:16

Deputeti socialist i Fierit Armando Subashi ka shpjeguar në disa nga të përditshmet e sotme, atë që ndodhi dje në Fier, më saktë arsyet pse u tërhoqën nga një prej padive të shumta të bëra për këtë cështje.
Thotë Subashi: "Për të shpjeguar shumë shkurt atë çka ka ndodhur unë do të jap disa shpjegime. Në gjykatën e Fierit që prej nëntorit të vitit të kaluar kishte ngelur një çështje pa u gjykuar, e cila zvarritej qëllimisht nga një gjyqtar politik, i shkolluar në kurset e Saliut dhe i emëruar prej Sali Berishës. Kishte 1 vit që ky gjyqtar nuk jepte vendimin që ne kishim kërkuar. Kishim kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimeve të këshillit të Qarkut Fier në datën 16 nëntor të vitit të kaluar. Ishte një mbledhje e turpshme e cila siç është ndjekur dhe nga mediat është zhvilluar në ambientet e një hoteli dhe në atë mbledhje është zgjedhur si kryetar i këshillit të qarkut z.Artur Shehu.
Sigurisht kjo padi të cilën ne e kemi paraqitur sot e një vit kishte vlerën e vet nëse do të gjykohej brenda 30 ditëve, ashtu siç  parashikon edhe Kodi i Procedurës Civile. Por ja ku jemi sot, një vit më pas dhe ajo padi ende nuk është gjykuar. Por pavarësisht nga kjo në të gjitha proceset që janë zhvilluar gjatë gjithë këtij viti, sot që flasim çështja e Qarkut të Fierit në themel është pothuajse e ezauruar, është pothuajse e zgjidhur dhe nuk ka më vend për asnjë lloj interpretimi apo për ndonjë lloj mendimi ndryshe. Mbi këtë bazë pretendimet e padisë që ne kemi paraqitur në atë kohë kanë qenë dy; së pari kemi pretenduar se mbledhja është thirrur në kundërshtim me ligjin, është thirrur nga prefekti i Qarkut Fier; së dyti në atë mbledhje kanë marrë pjesë 14 këshilltarë të cilët nuk kishin mandate të ligjshme përfaqësimi. Çfarë ka ndodhur sot?! Të dyja këto pretendime tonat, të cilat ne i kemi paraqitur në atë padi, sot vendimet e tjera gjyqësore dhe gjykatat i kanë dhënë zgjidhje në mënyrë përfundimtare me vendime të formës së prerë". - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.