Studimi më i fundit zbulon sekretin që do të bënte jetën perfekte dhe të lumtur
Shpesh lind pyetja :’Kush është sekreti i jetës perfekte dhe të lumtur?’ Përgjigja pa diskutim që është e vështirë, sepse lumturia dhe stabiliteti janë dy gjërat për të cilat po ‘luftojnë’ familjet në botë. Megjithatë sipas një studimi të kryer së fundmi në Britani, kuptohet se kush është sekreti që fshihet pas lumturisë.
Për shumicën e familjeve, jeta ideale do të përfshinte 27 orë punë në javë, duke fituar kështu rreth 80 mijë paund. Njëkohësisht meshkujt dhe femrat kërkojnë të jetojnë në shtëpi të kushtueshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për shifra normale, ajo shtëpi duhet të vlejë më shumë se 400 mijë paund britanik.
Ndërsa për një familje shtëpia e ëndrrave është ajo qe përfshin katër dhoma. Populli britanik pavarësisht sa shumë punon, nuk do të jetë i kënaqur nuk fiton më shumë se 100 mijë paund. Dhe për të përmbyllur sekretin e lumturisë së tyre, shumica e njerëzve në Britani dëshirojnë që kenë dy fëmijë me partnerin.

Add new comment