Studimi i ri hedh dritë mbi pasojat e vetmisë (dhe janë më serioze se ç’mund të mendonim).

Disa herë kërkojmë që të izolohemi nga bota! Shkak mund të jetë bërë një dashuri e dështuar, një shoqëri e shtirur, apo dicka tjetër që na ka lënduar thellë! Sidoqoftë studimi më i fundit tregon se në të tilla raste duhet shmangur vetmia, e kjo jo vetëm për faktin se do të brengosemi apo do të mbyllemi më shumë në vetëvete!
Ndjenja e të qenurit i vetëm ndikon menjëherë në jetëgjatësinë e cdo njeriu. Ekspertët thonë se vetmia sjell pak a shumë të njëjtat pasoja në jetëgjatësinë e njeriut sikurse dhe obeziteti (shkak i shumë sëmundjeve). Me këtë ata kanë dashur t`i bëjnë thirrje kryesisht të rinjve që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin më seriozisht marrëdhënien me personat e tjerë (pra të mos izolohen).
Kujtojmë se një studim paraardhës zbuloi që vetmia është e barabartë me konsumin e 15 cigareve në ditë.
Pergatiti: Ester Bylyku
Burimi: Daily Mail

Add new comment