Standartet e Thaçit dhe ato të Serbisë – në finale, e pësojnë shqiptarët!

Postuar në 08 Gusht, 2013 03:22

Vetëvendosje pat reaguar shumë fort për marrëveshjen Thaçi-Daçiç (që mund t’u japë të dyve dhe një Nobel për paqen). Elementët e saj në dëm të shqiptarëve po dalin nga pak dita-ditës, siç mund të lexohet edhe në këtë shkrim te “Zëri” të autorit nga Presheva Milaim Shefkiu.

Nga ana matanë Beogradi nuk ua jep nënshtetësinë as nuseve kosovare që martohen në Luginën e Preshevës, duke shkelur konventat e të drejtave të njeriut, madje, po u heq edhe atyre që e kanë, me “qëllim që të pakësojë edhe më shumë numrin e shqiptarëve kryesisht në Komunën e Bujanocit, që në zgjedhjet e ardhshme ose ato pasuese, t’i fitojnë serbët dhe komuna të administrohet nga ta.”

Nga ana këtej, “Kuvendi i Kosovës, disa javë më parë, miratoi një ligj për shtetësinë e Kosovës, i cili ua njeh të drejtën për shtetësi të gjithë shtetasve të ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, të cilët kanë jetuar në Kosovë deri më 1 janar 2008. Pra ua njeh shtetësinë edhe atyre kolonëve të cilët Millosheviqi i solli nga Kroacia, Bosnja, Shqipëria e Serbia, andaj për këtë serbët flasin tash për qindra mijëra votues serbë në zgjedhjet e ardhshme. Derisa Kosova tregohet shpirtgjerë me serbët, Serbia tregon të kundërtën.”

Më e keqja, si Prishtina dhe Tirana zyrtare duket se i kanë lënë në mëshirë të fatit shqiptarët e Luginës së Preshevës.

k.c.

i plotë:

http://zeri.info/artikulli/11591/shtetesia-dhe-loja-e-frankenshtajnit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.