Sipas një gazete kosovare Daçiç do preferonte ta bisedonte me Ramën ridefinimin e kufirit

Postuar në 17 Tetor, 2013 03:14

Gazeta kosovare Tribuna shkruan se Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, do të preferonte që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë gazetës ne fjale se Ivica Daçiç nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.

Sipas këtyre burimeve, Daçiç është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokoj për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama - shkruan Tribuna. a.n.

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=27637

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Drejt kesaj zgjidhje do te shkohet, ne fund te fundit. Shteti kosovar do te deshtoje per shkak te kopukeve qe e qeverisin, dhe kur gjithcka te kete shkuar ne zero kosovaret do te jene te detyruar te zgjedhin mes dy alternativave: t&#39;i ribashkohen Serbise ose t&#39;i bashkohen vendit ame, kuptohet, me kostot perkatese te shkaktuara nga kjo klike plaçkitesish qe drejtojne sot Kosoven.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.