Shqipëria e varfër paguan më shumë se BE e pasur për produktet e konsumit

Shqipëria paguan më shtrenjtë se vendet europiane për mallrat, çka mund t’i atribuohet mungesës së prodhimit vendas në shumë sektorë dhe varësisë së ekonomisë shqiptare nga importi.
ka qenë Banka e Shqipërisë që ka paraqitur në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të këtij viti, rezultatet e vrojtimit të realizuar nga Instituti Europian i Statistikave, në të cilin krahasohen çmimet në secilin vend anëtar, por edhe në ato kandidat, kundrejt mesatares së 27 vendeve që aderojnë në Bashkimin Europian, raporton BalkanWeb.
Niveli i çmimeve në Shqipëri është pothuajse 50% e nivelit të çmimeve në 27 vendet e BE-së, për një standart jetese shumë herë më i ulët se ato. Sipas vrojtimit, niveli i çmimeve për grupin ushqime dhe pije joalkoolike, në Shqipëri rezulton rreth 70% e mesatares evropiane, ndërkohë që çmimet e lëndëve djegëse, pagesës së energjisë elektrike, shërbimeve të transportit, pijeve alkoolike dhe duhanit gjenden pak më lart se 50% e mesatares së çmimeve.
Restorantet dhe hotelet janë gati 40% të mesatares, ndërkohë që çmimet e mallrave elektroshtëpiakë, elektronikë dhe makinave janë baras ose më të larta se çmimet mesatare në vendet anëtare të BE.
Këto të dhëna sugjerojnë se 70% e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë kryesisht për ushqim. K.C.
Comments
Aktualisht ne Italine e

Aktualisht ne Italine e veriut (Milano) 1 liter vaj ulliri ekstra verxhine e merr kudo me 2,6 deri 2,8 euro (qe do te thote duke e marre mesatarisht 2.7 shumezo me 1400 leke te vjetra qe e kemi lene kembimin e euros para 20 ditesh ne Shqiperi = 3780 leke te vjetera ) ndrkohe qe 1 liter vaj ne Shqiperi nje shishe plastike 1 liter e gjysme ne Vlore e Fier ne treg e gjen me 10000 leke te vjetra ose 1 liter vaj i bie 10000 pjestim per 1,5 = 6666,6 leke pra 1,76 ose 176 ,5% e vleres se tregut te Milanos .Theksoj se edhe cilesisht ky vaj eshte shume here me i mire se ai i prodhuar ne fabrikat e vajit ne Shqiperi

Ka edhe nje moment tjeter ,ky vaj kuptohet qe nuk prodhohet ne plantacionet e ullirit ne Lombardi sepse ketu nuk eshte klima e Sarandes ,Vlores apo Lushnjes apo Elbasanit keshtu qe ka nje kosto shtese edhe transporti ,por edhe te gjithe parametrat e tjere fiskale qe ketu kontrollohen imtesisht.Aty ne Shqiperi askush nga prodhuesit e vajit nuk paguan tatim apo takse per te, keshtu qe edhe kostua e prodhimit eshte shume me e vogel prandaj edhe nuk behet aspak fjale per krahasim ne kosto prodhimi dhe tregetimi.

Kjo nuk eshte vetem tek vaji ,e njejta gje edhe me miellin apo disa prodhime te tjera ushqimore ,psh 1 kg mish pule deti e merr me 2,6 euro krahasuar me çmimet e tregetuara te rritesve te tyre ne Shqiperi raporti eshte 175 % pra afersisht sa edhe vaji i ullirit

Po ne Krete qe nje liter vaji

Po ne Krete qe nje liter vaji ulliri ekstra virgjine (i virgjer) qe kushton 1.8 deri ne 2 euro ?!...Ushqimet, po e po, elektroshtepiaket lere mos e pyet,materialet e ndertimit te dhemb koka, metri katror i baneses e dyqanit te iken petlla...

Punojne djemte ne kurbet qe te hane dembelat ne vend te vet...

Këto janë të vërteta dhe

Këto janë të vërteta dhe kështu është po kjo ndollë sepse ashtu si thotë doktori jemi ekonomija e e tretë në europë Italia është e pesta në botë lëre pastaj Greqia në një vëndë që lulëzonë ekonomia këtë frutë prollon

Add new comment