Shpërthen KEK, Gjiknuri: Shqipëria do furnizojë Kosovën për 3 ditë me energji elektrike

Shqipëria duke filluar që sot për 3 ditë me radhë do të ndihmojë Kosovën me energji elektrike. Ngjarja e ndodhur sot në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës ka paralizuar edhe furnizimin me energji elektrike në shtetin fqinj “Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare nga ora 15:00 të ditës së sotme do të nisë furnizimin përmes linjës Fierzë-Dragash me 50 megavat në bandë.
Në bashkëpunim me institucionet respektive në Kosovë, KESH dhe OST po përpiqen të shohin mundësitë e garantimit të kapaciteteve të interkonjeksionit për të plotësuar nevojën e kërkuar për energji”, kështu ka deklaruar ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Kjo ministri njoftoi se mes dy institucioneve ka në marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim energjie. Në bazë të kësaj marrëveshje, pala kosovare ka shprehur nevojën për furnizim me energji që mund të shkojë deri në 200 megavat në tre ditët e ardhshme. S.S
Add new comment