Shoqata e prokurorëve, sekretarja këmbëngul në shkarkimin e Hajdarit

Postuar në 14 Tetor, 2014 06:12

Dhjetë ditë pas sherrit Llalla-Hajdari, prokurorët do të mblidhen sërish për të tentuar shkarkimin e Shkëlqim Hajdarit, kësaj here si kreu i Shoqatës së Prokurorëve. Sekretarja e kësaj shoqate, Ida Ahmetlli, i ka dërguar një email të gjithë trupës së prokurorëve të Shqipërisë, që të mblidhen në ditët në vijim, ku në rend të ditës do të jetë pikërisht çështja e lënë pezull. Më datë 3 tetor, Ahmetlliu, në mbledhjen e prokurorëve për të zgjedhur anëtarin e bordit të Shkollës së Magjistraturës, propozoi një nismë të firmosur nga rreth 80 prokurorë për largimin e Hajdarit. Por, më pas, ka hasur në reagimin e fuqishëm të vetë kreut të shoqatës, i cili e ka kundërshtuar këtë nismë, duke pohuar se më parë kërkesa duhet të protokollohej dhe më vonë të hidhej në votim. Madje, Hajdari pretendon se shumica e firmëtarëve të peticionit nuk janë anëtarë të shoqatës, ndërsa e ka cilësuar si një farsë propozimin e shkarkimit.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.