Shakira sjell në jetë fëmijën e dytë! Zbulohet emri e domethënia e tij
Shakira më në fund u bë nënë për here të dytë! Ajo dhe i dashuri i saj futbollist Gerard Pique kanë vendosur që ta quajnë të vogelin Sasha Pique Mubarek (ky i fundit është mbiemri i këngëtares). Është zbuluar se ky emër mbart nën vete një domethënie të vecantë. Sasha do të thotë mbrojtës ndaj vetëvetes.
Këngëtarja kolumbiane i uroi mirëseardhjen në botë djalit pranë të dashurit Gerard Pique, në nje spital në Barcelonë, mbrëmjen e së enjtes. Madje më saktë theksohet se kjo ka ndodhur gjatë mesntës. Në ndryshim nga lindja e parë ( e cila ndodhi në mënyrë natyrale), këtë herë është bërë nderhyrja kirurgjikale Cesariane.
Kujtojmë se çifti që e kanë nisur lidhjen vitin 2010 janë edhe prindërit e Milan, i cili është rritur dhe ende vazhdon të rritet i rrethuar nga shumë dashuri e përkushtim nga ana e prindërve të tij të famshëm.

Add new comment