Shakira: Rihanna, femra më seksi që ekziston.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:29

Superylli kolumbian, Shakira, mendon se Rihanna është femra më seksi që ekziston dhe e ka përshkruar punën me të si një përjetim fantastik.

Krijuesja e hitit “Can't Remember to Forgett You” ka pasur vetëm fjalë të mria për Rihannan, të cilën e ka përshkruar si të jashtëzakonshme.

“Gjëja për Rihannan është se ajo është një femër aq natyrale, ajo nuk ka nevojë që të ketë një kamerë për të bërë gjëra të caktuara, ajo po i bën ato çdo sekondë të një dite të saj”.

“Në rastin tim, unë kam nevojë për një numërim së prapthi për t'u dukur sa më seksi, por ajo është e tillë gjatë gjithë kohës, ajo është thjesht e tillë. Ajo është pa dyshim femra më seksi që ekziston”, u shpreh Shakira në një radio.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.