Sarkozi “merr” pak nga fati i Berluskonit – sulmon një pjesë të gjyqësorit dhe paralajmëron kthimin në politikë

Postuar në 02 Korrik, 2014 15:27

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozi ka deklaruar sot në një intervistë televizive në TF1 se çështja e ngritur ndaj tij ka thjeshte dhe vetëm sfond politik. Sarkozi është shprehur i shokuar, ndonëse ka mbajtur një qëndrim të prerë: “U them të gjithë atyre që po na shohin dhe po nadëgjojnë se unë nuk i kam tradhëtuar kurrë dhe nuk kam kryer kurrë një akt kundër parimeve të Republikës dhe sundimit të ligjit”, tha ai. Sipas tij sistemi gjyqësor po shfrytëzohet për qëllime politike dhe se “çdo gjë po bëhet për ta shkatërruar atë dhe reputacionin e tij”. Ai akuzohet për korrupsion, trafik influence, nxjerrje të sekretit hetimor , të mbledhura me kriteret e kodit penal bëjnë të gjithë 10 vjet burg. Si rrugë shpëtimi, Sarkozi duket se ka parë vazhdimin e betejës dhe kthimin e mundshëm në politikë. “E dua në mënyrë pasionante vendin tim dhe nuk shkurajohem përballë poshtërsive dhe manipulimeve politike”, ka thënë ai.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2014/07/01/sarkozy-in-stato-di-fer...

s.z 

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Berluskes i dhane nje denim modest, sa do modest qe ishte ky denim ama ne fund u shpall fajtor.</p><p>Un do thoja qe Sarko po mer nga fati i Metes, pasi ai as nuk u denua u shpall i pafajshem dhe e beme kryetar parlamenti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.