Sanremo... më shumë se muzikore, luftë mes talent show-sh

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:38

 

Është mbyllur Sanremo dhe fituesi është Marco Mengoni, i pari nga X Factor Italia (fitues atje i edicionit 2009) që fiton trofeun e vjetër e të rëndë të muzikës italiane. As ai vetë nuk e ka besuar, por siç shkruan Corriere Della Sera “nuk u habitën mbështetësit e tij, tifozët e panumërt të cilët kishin rrethuar hotelin dhe gëlonin online, në Twitter dhe në Facebook: ata kishin vendosur tashmë, për ta Marco Mengoni, duhej të ishte fituesi.” Dhe kështu ndodhi: Mengoni është fituesi i 63-të të Festivalit të Sanremos, ndërsa humbësi i madh ishte talent show “Amici”, talentet e të cilit nuk zunë këtë vit asnjë vend ndër 3 të parët. I dyti doli provokuesi Elio e Le Storie Tese, që kishte një bashkëpunim me .... pornostarin Rocco Siffredi (grupi milanez mori dhe Çmimin e Kritikës dhe atë të Orkestrimit), ndërsa Modà në vendin e tretë. Shfaqja zgjati për katër orë, mes ngacmimeve komike të Lucciana Littizzetto-s, bukurisë së zhveshur të Bianca Balti-t dhe monologjeve të Claudio Bisio-s. Kritika italiane beson se muzika e këtij viti ishte cilësore, gjë që nuk shihje prej vitesh, ndërsa lufta e vërtetë zhvillohej mes fabrikave të mëdha të talent show-ve.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.