S’ka para në buxhet, qeveria bën shkurtime. Ndërpriten edhe investimet për shkollat dhe rrugët

Agjencia e Prokurimit Publik njofton anulimin e një sërë tenderash për shkak të situatës së vështirë në financat publike si dhe e detyruar nga një vendim i qeverisë që kufizon blerjet e shërbimeve nga ana e institucioneve dhe çdo lloj shpenzimi tjetër. Gazeta Panorama shkruan sot se gjendja jo e mirë financiare e ka shtyrë qeverinë që të bëjë shkurtime të dhimbshme në buxhet dhe sektorët e parë që e kanë pësuar nga ky vendim janë rrugët dhe rikonstruksioni i shkollave. “Qeveria harxhoi një pjesë të mirë të parave në investime gjatë pjesës së parë të vitit, e nxitur edhe nga fushata elektorale dhe në kushtet kur të ardhurat kanë ardhur në rënie, do të duhet që për pjesën e dytë të vitit shpenzimet të jenë të kufizuara në maksimum”, shkruan Panorama. Nga ana tjetër, gazeta shkruan edhe për një fakt banal, që flet shumë për situatën financiare: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka mbetur edhe pa roje, për shkak se paratë e parashikuara për këtë prokurim janë prekur nga vendimi i qeverisë për disiplinimin e shpenzimeve buxhetore. Duket se gropa financiare me të cilën do të përballet qeveria e re është vërtetë e madhe.
Re.Pu
Comments
Per-Para.Per-Para.Per-Para. K
<p>Per-Para.Per-Para.Per-Para.</p><p>Ku te polli Sheqerja mor bastard dhe nuk beri nje mut ne vendin tend.</p><p>I vure flaken ketij vendi per here te dyte.Mallkuar qofsh shtate breza qelbesire.</p><p> </p>
Add new comment