Sërish tronditje sizmike, megjithëse më të lehta. Banesat e dëmtuara në Cërrik, në rrezik

Janë rikthyer për të dytën ditë rresht lëkundjet sizmike. Qytetet kryesore të vendit janë zgjuar përsëri me tronditje këtë mëngjes, megjithëse më të lehta. Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 06:43 në Tiranë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Kuçovë, Fier e Vlorë. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë, 46 km në Jug të Tiranës, 25 km në veri të Beratit dhe 14 km në veri të Kuçovës. Deri tani nuk raportohet për dëmtime. Gjithsesi, dëmet e djeshme që pësuan disa banesa e pallate në qytetin e Cërrikut dhe zonat përreth, kanë alarmuar banorët, që kërkojnë ndihmën e shtetit.
a.k
Add new comment