Rusmajli flet për fushatat elektorale të PD dhe thotë se “kanë sensorë” që u tregojnë sa agresivitet duan shqiptarët

Postuar në 01 Shtator, 2012 11:58

Në një intervistë për të përditshmen MAPO, Ilir Rusmajli flet për fushatat elektorale në Shqipëri dhe ngre lart risitë që sipas tij ka prezantuar PD në këto fushata. Në pjesën e fundit të intervistës flitet për etikën e fushatave elektorale. Kur gazetarja përmend gjuhën e përdorur në fushatat elektorale në Shqipëri dhe e pyet “a është elektorati që e kërkon këtë lloj gjuhe të ashpër, që përdoret zakonisht, apo është preferenca e partive politike?” – Rusmajli përgjigjet:

“Partitë kanë sensorë dhe ato u tregojnë se cili do të jetë niveli i agresivitetit elektoral, me qëllim që të kenë impakt te njerëzit, sikurse edhe njerëzit nivelet e tyre të agresivitetit ia përshtasin sensorëve të agresivitetit të partisë. Por edhe këtu ka një nivel ngopjeje, që nuk shkon më tutje, si në nivelin e agresivitetit ashtu dhe në krahun e butësisë së mesazheve...”

Më pas merr shembull gjermanët në 2009 - (“direkt pas fushatës sonë”) - dhe i quan ata “komb relativisht i butë”. “...Po them një shembull që nuk vjen nga Shqipëria: fushata elektorale e 2009-ës në Republikën Federale të Gjermanisë, që ka qenë direkt pas fushatës sonë, për rrethana të tyre historike, ka qenë me tone ekstremisht të buta nga të dyja partitë kryesore. Ishin të dyja që qeverisnin bashkë, kjo ka qenë arsyeja që nuk mund të tregonin dhe mbanin nivel të lartë agresiviteti në fjalimet e tyre. Kjo fushatë me tone ekstremisht të buta, në një komb relativisht të butë, siç janë gjermanët, bëri që Partia Socialdemokrate Gjermane të pësonte humbjen e saj historike dhe sigurisht që Partia Kristiandemokrate të mos kishte në të kundërt rezultatin e vet historik. Ajo ruajti një epërsi relative, por dua të them që edhe qëndrimi i kundërt mund të shkaktojë të njëjtin dëm siç të shkakton qëndrimi hiperagresiv...”

Foto arkiv: Berisha në mars 1991 (Corbis)

Intervista e plotë: http://www.mapo.al/2012/09/01/beteja-e-dikurshme-per-tiranen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.