Rupert Murdoch drejt blerjes së Time Warner. “Ndërhyn” në pazar John Stewart, thirrje amerikanëve që “të blejmë CNN”

Postuar në 23 Korrik, 2014 11:35

John Stewart, komediani dhe kritiku i njohur amerikan thotë se ka ndërmend të blejë CNN. Jo vetëm, pasi nuk i disponon paratë, por duke nisur një fushatë. Shifra për të cilën flitet se vlen CNN në shitje është diku te 10 miliardë dollarë, por sipas Stewart “këto janë shumë para për çdo njeri, por jo për të gjithë”. Një lëvizje e tillë do të vijë thotë ai nëse Rupert Murdoch blen Time Warner, akt ky që mendohet t’i hapë rrugën shitjes së CNN, pasi Murdoch zotëron tashmë Fox News. Stewart ka hapur edhe një faqe për këtë qëllim: LetsBuyCNN.com, por aty nuk lejohet që të kontribuosh. Aty ai thotë se po e blenë të gjithë bashkë CNN do ta përdorin për atë që Stewart di të bëjë më mirë: humorin. “Ta blejmë dhe dhe....të bëjmë diçka me të. Nuk e dimë akoma se çfarë konkretisht”, shkruan me humorin e tij Stewart. (http://www.letsbuycnn.com)

http://www.huffingtonpost.com/2014/07/23/jon-stewart-buy-cnn_n_5612188.html

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.