Rikthehet Kim Jong Un, diktatori 31 vjeçar inspekton ndërtime me bastun në dorë

Pas një mungese më shumë se njëmujore të shfaqjes në publik, dhe pas shumë hamendësimeve dhe thashethemeve mbi shëndetin e tij apo edhe pikëpyetjet nëse është ende në pushtet, është shfaqur diktatori i Koresë së veriut Kim Jong Un. Media shtetërore e Phenianit ka shfaqur sot 31 vjeçarin teksa “inspekton” disa ndërtime në reja, shoqëruar si gjithnjë nga zyrtare e ushtarakë të lartë me bllok shënimesh në dorë. Me një bastun në dorë, duket se Kim nuk i përgënjeshtron zërat se vuan nga mbipesha, ndërsa së fundi është hedhur edhe varianti se ai ka qenë në Kinë për një ndërhyrje mjekësore të ngushtimit të stomakut.
a.k
Add new comment