Rezistenca ndaj antibiotikëve, Cameron paralajmëron. “Rrezikojmë të kthehemi në epokën kur edhe infeksionet e thjeshta vrisnin”

Postuar në 02 Korrik, 2014 04:15

Rezistenca ndaj antibiotikëve duket se ka kaluar fazën e një shqetësimi ngushtësisht shkencor, për t’u adresuar si një çështje e politikave mjekësore. Madje me përparësi të madhe. Kjo të paktën në Britaninë e Madhe, ku për këtë temë është prononcuar edhe kryeministri David Cameron. BBC-ja përcjell një intervistë të tij ku Cameron bën me dije se në rast se nuk do të merren masa, mjekësia rrezikon të kthehet në një epokë të errët. “Nëse ne nuk veprojmë në kohë, atëherë parashikojmë edhe një skenar të pamendueshëm, ku antibiotikët nuk bëjnë më punë dhe ne gjendemi të kthyer mbrapa në epokën e errët të mjekësisë kur infeksionet e trajtueshme dhe dëmtimet do të vrasin sërish”, ka thënë Cameron. Ai ka deklaruar se do ta adresojë çështjen edhe në samitin e G7 që do të mbahet në Gjermani, duke nënvizuar se prej 25 vjetësh nuk është prezantuar asnjë klasë e re antibiotikësh. Nga ana tjetër shefja e Zyrës Mjekësore në Britani, Dame Sally sugjeron që rrezikun në fjalë politika ta listojë në një nivel me atë nga terrorizmi. Shifrat për momentin janë modeste, por ato nuk mund të neglizhohen: ka 5000 vdekje çdo vit në Britani pikërisht si pasojë e këtij problemi dhe 25 000 të tilla në të gjithë Europën.

http://www.bbc.co.uk/news/health-28098838

s.z   

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Kerkouja pergjegjesine kompanive farmaceutike sepse keto te fundit qellimisht jane kundra novacioneve ne fushen e mjekesise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.