Reformat e reja të taksave dhe tatimeve në vitin 2015, pritet të gjenerojnë 16 miliardë lekë

Tani kur ka hyrë në fuqi paketa fiskale, Ministria e Financave ka bërë gati një pjesë të udhëzimeve që e shoqërojnë dhe mundësojnë zbatimin e saj si nga ana e biznesit dhe administratës tatimore. “Monitor” shkruan se politikat e reja të taksave dhe tatimeve në vitin 2015 synojnë një zgjerim të mëtejshëm të bazës së të ardhurave për të mbështetur rritjen e shpenzimeve publike dhe konsolidimin fiskal. Këto politika pritet të gjenerojnë rreth 16 miliard lekë. Sipas “Monitor” kjo paketë ka ndryshuar normën e taksimit mbi të ardhurat personale nga 10% në 15%. Më konkretisht komponentët e TAP që ndryshojnë janë: tatimi mbi dividendin, interesat nga huatë, depozitat ose kontrata të ngjashme, të ardhurat nga e drejta e autorit ose pronësia intelektuale, qiraja, të ardhurat nga lojërat e fatit, si dhe të gjitha shpërblimet apo të ardhurat e tjera. Taksa e qarkullimit është një taksë tjetër që ka ndryshuar me rritje 10 LEK/ litri për naftën dhe benzinën, që bashkë me TVSh efekti i rritjes shkon 12 lekë. Me një janar ka hyrë në fuqi edhe ligji i i ri i TVSH dhe reforma e re e pensioneve, rregulloret dhe udhëzimet e të cilave janë finalizuar ende.
l.v
http://www.monitor.al/paketa-fiskale-financat-bejne-gati-kater-udhezime/
Comments
Edi Rama po fut duart ne
<p>Edi Rama po fut duart ne xhepat e qytetareve dhe kete quan reforme.</p><p>Gjithnje ndodh qe poshtersite me te medha mbulohen nga nje propogande.</p><p>Shqiptaret duhet ta heqin zgjeben nga trupi tyre</p>
Add new comment