Raporti i Prokurorit Williamson nuk përfshin fakte për trafik organesh. Mediat serbe flasin për arrestimin e 6 ish-luftëtarëve të UÇK-së

Postuar në 23 Korrik, 2014 14:37

Raporti i prokuorit special Clint Williamson nuk ka përfshirë asnjë akuzë apo fakt për trafik organesh për UÇK-në gjatë luftës së vitit 1999. Gazeta “Zëri” sjell një raportim të RTK-së, e cila nga ana e vet i referohej mediave serbe. Dhe këto të fundit flasin se ndonëse nuk ka fakte për këtë gjë, sërish pritet të arrestohen 6 ish-luftëtarë të IÇK-së. Akuza për këtë masë është krime lufte ndaj civilëve serbë, por përjashtohet përgjegjësia e shtabit të UÇK-së për trafikun e organeve. Kështu Gjykata Speciale që do të ngrihet me fondet e BE-së dhe do të marrrë 300 milionë euro ka përballë një akuzë të zeruar nga prokurori lidhur me trafikun e organeve, sjellë në vëmendje nga zvicerani Dick Marty.

http://zeri.info/artikulli/42877/nuk-ka-fakte-per-trafikim-organesh

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.