Rama për Turqinë, partneri i ri strategjik; për Greqinë, qendrimi i PS për detin, dihet

Postuar në 07 Gusht, 2013 15:14

Në një intervistë me Muhamed Veliun, kreu i qeverisë në ngjitje, Edi Rama, shprehet se “marrëdhëniet bilaterale me Turqinë do të njohin zhvillime të panjohura më parë”.
Sipas Ramës Turqia ishte neglizhuar dhe se Përfshirja e Turqisë në partneritetin strategjik është pjesë e programit tonë të Rilindjes në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor kaq të rëndësishëm...”
për çështjen e kufirit detar me Greqinë Rama tha se qendirmi ynë dijet, por do ta zgjidhim.
“Është një çështje për të cilën ne kemi një qëndrim të njohur, është një çështje për të cilën në kemi të gjithë vullnetin për ta zgjidhur dhe është një çështje tek e cila edhe fqinjët janë të interesuar të gjejnë zgjidhje dhe jam i bindur se me vullnet të mirë dhe me besim reciprok nuk ka gjë që nuk zgjidhet,” tha Rama, edhe pse duket pak e vështirë që grekët të tregojnë besim reciprok mbi këtë temë, për të cilën janë shprehur prerë shumë herë.
k.c.
E plotë:
http://gazetadita.al/rama-nje-kapitull-i-ri-ne-diplomacine-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.