Qeveria greke miraton ndërtimin e një xhamie në Athinë

Greqia ka vendosur të hedhë një hap më tej në zbatimin e të drejtës fetare në vend dhe plotësimin e kësaj të fundit me infrastrukturën e nevojshme. Kështu, Këshilli i Shtetit ka vendosur që t’i hapë rrugë ndërtimit të një xhamie në Athinë. Madje shteti do të financojë me 1.1 milionë euro këtë ndërtim, në aspektin e konsulencës teknike. Ndonëse ka patur kundërshtime, përfshirë edhe Mitropolitin Serafim të Pireut, qeveria nuk është ndalur. Madje e ka dhënë lejen e ndërtimit në një territor që i përkiste marinës. Greqia është një nga vendet më konservatore në këtë drejtim, ndaj edhe hapi I ndërmarrë do parë si diçka më shumë sesa thjesht pragmatizëm.
http://www.tovima.gr/en/article/?aid=611586
s.z
Add new comment