Putin shkon si triumfues në Krime, SHBA-të gati të kundërpërgjigjen

Putin viziton për herë të parë Krimenë gjatë paradës ushtarake, SHBA-të dërgojnë trupa komando në Baltik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur sot për herë të parë në Krime, që prej kohës kur ky rajon u aneksua nga Rusia prej Ukrainës në mars. Vizita prej triumfuesi bëhet në kuadër të paradës së flotës detare në Sevastopol me rastin e 69-vjetorit të fitores së sovjetikëve ndaj nazistëve gjermanë, që pushtuan Krimenë për dy vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vizita vjen në një kohë kur, SHBA-të po përgatiten të dërgojnë qindra trupa komando në shtetet baltike si pjesë e përpjekjeve për të siguruar aleatët në rajon. Liderët e vendeve baltike kanë shprehur shqetësim tek SHBA dhe NATO pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ashtu si Krimeja, Estonia, Letonia dhe Lituania dikur kontrolloheshin nga Rusia dhe ende kanë një pjesë të mirë popullsi ruse.
http://www.independent.co.uk/news/world/europe/putin-makes-f...
S.S
Add new comment