Putin-Poroshenko shtrëngojnë duart, diskutohet për një armëpushim

Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko takohen për herë të parë që pas konfliktit në Ukrainë. Presidenti rus dhe ai ukrainas ishin të pranishëm në festimet e 70 vjetorit të Zbarkimit në Normandi dhe vetëm pak orë para fillimit të festës ata janë takuar. Putin dhe Poroshenko i shtrënguan dorën njëri-tjetrit një një shkëmbim normal si dy drejtues shtetesh dhe gjithashtu patën edhe një bisedë serioze së bashku.
Ata pritet të bisedojnë edhe për modalitetet e një armëpushimi në Ukrainë në ditët që do të vijnë. Kujtojmë se Poroshenko u zgjodh President i Ukrainës pas grushtit të shtetit dhe luftimeve të gjata mes forcave ruse e përkrahësve të Rusisë dhe ukrainasve. Putin disa kohë më parë deklaroi se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe ky shtrëngim duarsh mesa duket e konfirmon këtë premtim të tij. S.S
Add new comment