Presidenti i FSHF-së mendon që për dhunën në stadiume fajin e ka... kriza ekonomike

Postuar në 01 Shtator, 2012 09:30

Në një intervistë dhënë sot në të përditshmen "Shekulli", kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka flet edhe për projektin e stadiumit të ri që qeveria me gojën e kryeministrit e premtoi të kryer në këtë 100 vjetor.

Thotë Duka: “...Dëshira dhe objektivat e FSHF në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë FIFA e UEFA janë të qarta për ndërtimin e një impianti të ri për futbollin shqiptar. Por nuk mjafton vetëm kaq për të pasur këtë vepër... Dua t’ju sjell vetëm një fakt për të kuptuar humbjen e kohës: me gjithë insistimin tonë akoma stadiumi nuk na është dorëzuar. Burokraci pa fund nga MTKRS e METE. Interesimi (i politikës) për kombëtaren është vetëm për një vend në tribunë...”.

Më pas, kreu i futbollit shqiptar jep një version të tij mbi arsyet e dhunës në stadiumet tona. Ai thotë se kriza ekonomike ka prekur gjendjen emocionale të njerëzve, të cilët “e shfryjnë atë në stadium”. Sipas mendimit tuaj “kriza ekonomike” ka prekur futbollin shqiptar? – është pyetja e gazetarit sportiv të "Shekullit". Dhe Duka përgjigjet: “Kriza ekonomike” tashmë prezent edhe në disa vende të zhvilluara ka gjurmët e saj kudo. Kriza nuk zgjedh që në një derë të trokasë dhe tek një tjetër jo. Ajo si gjithëpërfshirëse në ekonomi ka prekur edhe futbollin i cili është i lidhur me biznesin, zhvillimin ekonomik, sponsorizimet, donacionet etj. Por më shumë sipas meje ka prekur gjendjen emocionale të njerëzve të cilët e shfryjnë atë në stadium...”

Comments

Submitted by Z (not verified) on

Ose shoqeria shqiptare kafsherore, nga pasojat e perdhunimit judeo-komunist te shpikjes se çifutit Karl Marx, pjesa me e trishtuar e historise shqiptare, pas pushtimit Otoman.

Submitted by igle (not verified) on

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka, e ka pranuar për herë të parë se prej vitesh bën biznes me presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo. Por, pavarësisht këtij fakti, që në çdo kampionat tjetër do të ishte një skandal dhe do të kërkohej largimi i Dukës, ky i fundit është shprehur se kjo gjë nuk ndikon në kampionat, pasi ai nuk e ka favorizuar Skënderbeun.

“Me presidentin Zeqo të Skënderbeut mund t’ju konfirmoj se kam marrëdhënie biznesi prej kohësh. Kjo nuk do të thotë asgjë, pasi të tilla marrëdhënie unë kam edhe me drejtues të tjerë klubesh. Shumë prej tyre janë gjithashtu miqtë e mi. Ky nuk është konflikt interesi”, është shprehur Duka ca kohe me pareNëse ky nuk është konflikt interesi, siç pretendon Duka, atëherë kush mund të quhet i tillë, kur e thotë edhe me gojën e vet se bën biznes me drejtuesit dhe presidentët e klubeve?!

Submitted by huligan lushnje (not verified) on

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme, në inaugurimin e një rruge që lidh fshatrat e bashkisë së Sukthit dhe komunës së Manzës me plazhet e gjirit të Lalzit. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se Shqipëria është ndër vendet e rralla në rajon dhe Europë, që nuk është prekur nga kriza e rëndë ekonomike. Sipas tij, këtë gjë e tregojnë investimet e vazhdueshme të qeverisë.

Berisha tha se investimet e qeverisë që ai drejton do të vijojnë, në mënyrë që Shqipëria të kthehet në një superfuqi.

“Do ketë investime që do e bëjnë Shqipërinë një superfuqi. Do t’i japim frymëmarrje të gjerë investimeve në sektorin privat”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij, ndërkohë që si zakonisht ka akuzuar opozitën, duke thënë se ajo është gjithmonë kundër investimeve të qeverisë.

Ruga e re Hamallaj-Manëz-Tiranë ka gjatësi 5,1 kilometra dhe gjerësi 6 metra përbën një investim prej 174.594.700 lekë, financuar nga qeveria shqiptare, BERZH dhe BEI.

Ajo fillon në  aksin e Rrugës Nacionale Maminas – Shënpjetër, pranë fshatit Armath, përshkon fshatin Hamallaj dhe përfundon në bregdet pranë Hidrovorit.

Rruga, nga e cila përfitojnë 6500 banorë përshkron territorin administrativ të Bashkisë Manëz dhe Sukth, të cilat i lidh me bregdetin e Hamallajt.

Submitted by huligan lushnje (not verified) on

kete infon e vura qe tju garantoj une juve qe ne i vazhdojme investimet qe kemi thene .. Aaaa pika, kryeminister ordiner mashtrues... keta jan t gjith nj prerje Vicidol e lart

Submitted by h (not verified) on

Ja pra e gezofshi Skuthin evropian. Tamam Superfuqi

Vetem ne Somali, Zimbabve ose Afganistan mund te besh aheng me 5 km rruge te asfaltuar me para te marra borxh nga bankat. Dhe nuk del kyretari komunes po Dok. Antiplumbi dora vete

Submitted by i-liri (not verified) on

Albania superfuqi. Para SHBA, Rusise, Kines, Gjermanise, japonise, Brazilit, Kanadase. Mire SRB-i, ka pjerdhur nga trute, por dhe ata qe e degjojne e nuk i thone gje, kane fendur.
Po c’mut rrugesh ben ti mor idiot. Rruga me e mire e ndertuar deri me tash, mbete Tirane Durres, qe u be e para. Cfare jane bere e po behen,nuk kane asnje parameter. Ke quan rruge moderne ti mor morr, Ate Tirane Lezhe Shkoder, ku ne cdo 100 m ka nje hyrje ne rruge. Lushnje Fier pa asnje mbikalim.Le qe kjo rruge deri ne Vlor ka dhete vjete qe ka filluar dhe nuk dihet kur perfundon. Nuk ti ka prekur trute kriza. Po ke kater vjet qe thua, se bajpasi i Fierit do te filloje ne Mars, dhe s’po nuk po tregon se per marsin e cilit vit e ke fjalen.
Thuaj nje rruge qe eshte perfundimisht dhe nuk ka me nevoje per nderhyrje. Kush eshte bere sipas projektit. Asnje. Sepse vidhet rruga dhe futet ne xhep.
Po he vidh dhe nja 5-6 muaj, pastaj do ta shohesh zemerimin super te popullit….

Submitted by nik (not verified) on

O Mustafa Nano.

Ti qe nuk le gje pa shkruar si ka mundesi qe nuk te ka bere pershtypje rasti i tranjerit qe mori Vlora.

Kryetari Bashkise Vlore nenshkroi kontraten per nje vit me page 13.000 euro ne muaj ose e kthyer ne leke 18 milion leke ne muaj ose 216 milion leke ne vit (ketij tranjeri Bashkia Tiranes nuk pranoi ti jepte kete rroge)

Dhe keto jane leke te taksapaguesve vlonjate.

Apo kryetari bashkise vlore eshte i PS dhe ta ka ndaluar edi ta kritikosh.

Po ti more Zaloshnja qe nuk le gje pa analizuar.me thuaj nje here se cfare perqindje ze ne buxhetin e bashkise vlores rroga e ketij tranjeri futbolli dhe na bej ato krahasimet qe di te besh ti me fryme popullsie (gjera qe vetem ti di ti besh) dhe na thuaj se cfare vendi ze ne bote bashkia vlores.

ku jeni edhe ju sallaksit e respublices.

Pa me thoni : "Ky eshte modeli i qeverisjes qe ofron PS kur eshte ne pushtet !!!!!!!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.