Preferuan të mos japin asnjë mendim dhe të mos flasin me emër...

Në faqet e shtypit të ditës vihet re prej muajsh një fenomen: kur vjen në rend dite diskutimi i një nisme qeveritare apo i një projektligji ose nuk ka më prononcime publike nga njerëz të fushës ose ato që janë, editohen me burime "që nuk flasin me emër".
Lexoni lajmet për arsimin; reformat, vendimet në këtë fushë janë të shumta. Nuk gjen asnjë mësues apo drejtues shkolle të shprehë një kritikë me emër. Provoni pyesni privatisht një të njohur ose një familjar që bën këtë punë. Ka dhjetëra vërejtje (sidomos për tekstet shkollore) por nuk e shqep gojën: ka frikë për vendin e punës. Sëmundja e frikës së fundmi ka zënë edhe mjekët, që kanë qenë një nga komunitetet më autoritarë në vend. Shihni cfarë shkruan një lajm në të përditshmen Gazeta Shqiptare:
"Disa ditë pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave për riorganizimin e shërbimeve në Qendrat Spitalore Universitare, shefat e shërbimeve pranë QSUT-së janë të paqartë me atë çka do të ndodhë realisht. Sipas tyre ata nuk janë njoftuar për reformën, ndërsa kanë dëgjuar nëpërmjet medias se do të ketë një përgjysmim të numrit të shërbimeve, nga 60 që janë aktualisht në 30 të tillë. Për këtë arsye, ata kërkojnë një shpjegim të detajuar nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në lidhje me strukturën e re. “Duhet të dalë vetë ministri e të shpjegojë se cilat janë shërbimet që do të shkrihen e cilat janë shërbimet që do të mbeten. Ne aktualisht nuk dimë asnjë gjë, por vetëm kemi dëgjuar nëpër media se do të ketë përgjysmim të numrit të shërbimeve. Për mendimin tim duhet të thuhen këto gjëra, duhet të ketë transparencë”, - tha për “Gazeta Shqiptare”, një prej shefave të shërbimit. Ne kontaktuam me disa prej tyre, të cilët preferuan të mos japin asnjë mendim dhe të mos flasin me emër..." (a.th.)
Comments
Shefat e nderuar te QSUT per
<p>Shefat e nderuar te QSUT per nga funksioni dhe kompetencat qe kane, ne ushtri do ishin me graden kapter. Kjo eshte e verteta. Ata jane objekt i kapricove te pushtetit duke filluar nga ministri i rradhes e deri te drejtoret e drejtorive me ministri, qe kur te duan mund tjua bejne jeten profesionale te veshtire. Ndaj jane shume te friksuar kur flasin me gazetaret. Ndaj dhe mjekesia ka vite qe nuk organizon ndonje greve te vertete, ndersa kushtet e punes se personelit mjeksor sa vjen e behen me te veshtitra dhe figura e mjekut gjithmone e me e denigruar.</p>
Figura e mjekut gjithnje e me
<p>Figura e mjekut gjithnje e me denigruar dhe e korruptuar</p>
Kjo tregon per "shkallen e
<p>Kjo tregon per "shkallen e larte" te demokracise ne Shqiperi, sic thone disa gazetare te pushtetit aktual.</p>
E po me zjarrin, ujin dhe
E po me zjarrin, ujin dhe qeverine, mos e kruaj... Se denohesh me vdekje per buke..
Tani u kujtuat edhe ju re
<p>Tani u kujtuat edhe ju re respublikes per arsimin, por eshte teper vone. arsim ne shqiperi s'ka me dhe me edi ramen me shoke as ka per te pasur ndonjehere. Sepse edi rama thote qe "arsimin do ta rregullojme ne te PS-se" dhe arsimi nuk rregullohet nga partite. </p>
Add new comment