Pashaj flet për shkëlqimin dhe rënien e AK. “Spahiu e përdori jo pak emrin tim”

Postuar në 08 Gusht, 2013 04:31

Në një intervistë te Panorama, Myslym Pashaj flet për bashkimin ndarjen e tij me AK dhe Spahiun.

Pashaj e përshkruan kështu periudhën e degradimit të partisë:

“Kreshniku nuk i besoi asnjëherë krijimit të partisë. Ajo që solli trazim (. ..) qenë nismat e tij politike, problematikat, sloganet, taktikat, të cilat çdo herë e më shumë po bëheshin skajore, ai po e rriste përherë e më shumë artikulimin e tyre, duke i çuar në ekstremizim. Kështu të tilla ishin: “Arrestimi i Berishës”; “Referendumi për bashkimin me Kosovën”; “Jeleku antiplumb”; “Thyerja e karrigeve”; “Qëndrimi ndaj pakicave etnike në Shqipëri”; kryefjala “Zoti është i Pari, Shqipëria mbi të gjitha” (me ngjyrim të dyshimtë). Dy aventurat vetëshkatërruese të bulevardit (7 prilli i kuajve groteskë) dhe 1 Maji i jelekut antiplumb etj., po e vetëdemaskonin lëvizjen...”

Më tej, Pashaj shprehet se sa ka marrë e sa ka dhënë me AK, e ndër të tjera thotë:

Kreshnik Spahiu e përdori jo pak emrin tim. Këtë asnjëherë nuk e kam pëlqyer.

Pavarësisht se kishte një ide themelore inspiruese për ideologjinë kombëtare, Pashja vlerëson se AK “nuk hodhi rrënjë organizative dhe nuk u jetësua, sepse tharmi i saj i parë nuk kish rënë në truallin e duhur.”

Kërcënimet me vdekje që ka marrë ai preferon ti anashkalojë. “Janë vetëm ca telefonata naive, mjerane, zëra të ngjirur të OJF... që skanë lidhje me AK-në," thotë Pashaj.

k.c.

e plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/08/08/rrefimi-i-myslym-pashajt-pse-u-largova-nga-kreshnik-spahiu-me-kercenuan-me-jete/

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

zoti pashaj

"Kreshniku nuk i besoi asnjëherë krijimit të partisë. Ajo që solli trazim (. ..) qenë nismat e tij politike, problematikat, sloganet, taktikat, të cilat çdo herë e më shumë po bëheshin skajore, ai po e rriste përherë e më shumë artikulimin e tyre, duke i çuar në ekstremizim. "

si ju dhe të gjithë ne shqipot kemi një gabim të madh,ndonjëherë deri në faj!ne i ngjitemi një "kryetari" dhe pranojmë gjithçka ai thotë,mendon!!pothuajse asnjëherë nuk kundërshtojmë,nuk kritikojmë maksimumi mund të themi një mendim me gjysëm zëri!!mendim të cilin e tërheqim sapo ai ngrys vetullat.

zoti pashaj si ju,bashkurti e shumë të tjerë ishit në të njëjtin nivel me spahiun,postesh,kurse në nivel intelektual ndoshta shumë më lart se ai!!si e lejuat veten që ai tu tërhiqte për "hunde"??si i pranuat të gjitha gjërat e tij pa asnjë lloj kundërshtimi,flas për atë publik??përse nuk kishit guximin ti thoshit në fytyrë dhe në publik:"zotëri kjo nuk është e drejtë",,"zotëri unë nuk bashkohem me mendimin tuaj",zotëri mos përdorni emrin tim pa marrë pëlqimin tim" e shumë e shumë gjëra të tjera!!zoti pashaj,për moshë jeni më i vjetër se unë e komnetues të tjerë,jeni shumë më i njohur se unë e komnetues të tjerë si ka mundësi që nuk keni kuptuar qëllimet dhe arrogancën e k.spahiut??si ka mundësi që ju brënda në sofër nuk nuhatët,kuptuat gjë e ne të tjerët vetëm me informacionin e gazetave e pamë se ç'brumë ish ai??

zoti pashaj me të vërtetë më habisin këto fakte!?!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.