Pas masakrës, në ShBA nxehet debati për armët. Prodhuesit e armëve japin zgjidhje: më shumë armë!?

Duket ironike, por efekti i menjëhershëm i masakrës në shkollën në Newtown ka sjellë rritje në shitjet e armëve të zjarrit. Analiza, nga agjencisë së lajmeve Reuters, tregon dëshmi të një rritjeje në shitjen e armëve që nga 14 dhjetori në të gjithë SHBA.
Ligjet e pakujdesshme të Amerikës me armët vazhdojnë të jenë shkaku i një mosbesimi ndërkombëtar. Në vitin 2009, - duke përfshirë vetëvrasjet me armë zjarri – vdekjet nga armët ishin 31.347, në krahasim, vetëm 39 u vranë me armë zjarri në Angli dhe Uells në të njëjtën periudhë, raporton The Independent. Numri i të vrarëve ë shkollën Sandy, është më i ulët se numri i të vrarëve me armë në SHBA në një ditë. Që nga masakra në shkollë, edhe 500 amerikanë të tjerë janë vrarë me armë zjarri.
Kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams, tha: "Njerëzit i përdorin armët. Por në një kuptim, janë armët që përdorin njerëzit, dhe kur ne e kemi teknologjinë për dhunë lehtësisht në duar, zgjedhjet tona varen nga kjo, ne jemi më të prekshëm për të qenë të manipuluar në veprim të dhunshëm...".
Një studim i publikuar këtë javë pohon se deri në vitin 2015 vrasjet me armë në Amerikë ka gjasa të tejkalojnë aksidentet e trafikut rrugor si shkaku kryesor i vdekjes (jo nga sëmundjet). Çuditërisht, propozimi i shoqatës së prodhuesve të armëve (NRA) të premten përmes shefit ekzekutiv të saj, Wayne LaPierre, ishte që... të prodhohen më shumë armë - si dhe që të vendosen policë të armatosur në çdo shkollë amerikane. "E vetmja gjë që e ndalon një djalë të keq me armë," pohoi ai, "është një djalë i mirë me armë”. Ja.Se.
Add new comment