Pas 5 vitesh, Qeveria u heq privatëve pagat e referencës

Postuar në 20 Qershor, 2012 11:51

Merr fund me bujë një nga vendimet më të debatuara të qeverisë shqiptare, të miratuara që nga viti 2007: hiqet paga e referencës për sektorin privat. Vendimi, i përfolur më parë edhe në shtyp, u morr sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Sipas vendimit të vitit 2007 për pagat e references, të gjithë të punësuarit në bizneset private e kishin të përcaktuar ligjërisht dyshemenë e pagës. Kjo pagë duhet të kalonte në bankë dhe mbi të të aplikohej tatimi mbi të ardhurat , 10% që i mbaheshin të punësuarit dhe pjesa tjetër i mbahej punëdhënësit. Vendimi u prit me debate në atë kohë nga biznesi, pasi shtonte kostot për çdo të punësuar.

Shqiptarja.com

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.