Papa Françesku shpallet qytetar nderi i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka shpallur qytetar nderi Papa Françeskun. Vendimi u mor në mbledhjen jashtë radhe në kuadër të përzgjedhjes së bërë për të vizituar Shqipërinë si vendin e parë evropian gjatë papatit të tij. “Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare , i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë, i jepet titulli "Qytetar Nderi i Tiranës",- thuhet në motivacionin e vendimit të Këshillit Bashkiak. Po në kuadër të vizitës së Papa Franceskut, Këshilli Bashkiak miratoi akordimin e një fondi prej 3.3 mln $ për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza” Për herë të parë, në mbledhjen e mbajtur jashtë radhe, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan në unanimitet dy projekt-vendimet.
s.z
Comments
keta te Pd-se servila te
<p>keta te Pd-se servila te papare paskan qene! Emeruan rrugen George Bush, e mbushen me dekorata qe kam pershtypjen qe s'i ka vene fare ne avionin e tij kur iku nga Rinasi, tani na paskan emeruar dhe Papa Franceskun qytetar nderi. Personalisht jam mysliman dhe Papa Francesku eshte nje personazh simpatik qe ka bere dhe po ben tere ato ndryshime ne Vatikan, me vjen keq qe me emrin e tij Bashkia ben show...</p>
Idioteske. Nuk rrine dot pa
<p>Idioteske. Nuk rrine dot pa na turperuar. Ka ne pyetur nese ka ndonje pape qe eshte qyetar nderi diku, te pakten?</p>
Add new comment