Papa do të kërkojë imunitet nga gjykimi, para Presidentit italian. Hija e skandaleve shtohet!

Postuar në 16 Shkurt, 2013 14:26

Një letër nga sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Kishës dhe Shtetit (ITCCS) pohon se Papa Benedikti XVI është duke i kërkuar qeverisë italiane të japë atij mbrojtje dhe imunitet nga ndjekja penale ligjore.

Të enjten, ITCCS lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej se Papa ka kërkuar të takohet me Presidentin italian Giorgio Napolitano më 23 shkurt. Shërbimi Informativ i Vatikanit ka konfirmuar se Papa është planifikuar të takohet me Napolitanon më 23.

Letra vazhdon me indicie për krime të "dokumentuara"  të trafikimit të fëmijëve dhe torturave, duke pretenduar se krimet janë të lidhura me Papën Benedikti dhe zyrtarë të tjerë të Vatikanit.

Dorëheqja e papritur ka çuar në teoritë e konspiracionit, me disa që thonë se është e lidhur me letrat konfidenciale të Papës që ishin vjedhur nga sekretari i Papës, Paolo Gabriele, sipas Digital Journal. Mendohet se ato letra zbulonin korrupsionin financiar brenda Vatikanit. Të tjerë pretendojnë se dorëheqja është për shkak të një skandali seksual që së shpejti do të bëjë bujë. Vatikani vazhdon të ngulmojë se dorëheqja është për shkak të "moshës të shtyrë" të Papës. Një deklaratë e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Krimet e Kishës dhe Shtetit (ITCCS) lë hije dyshimi të një skandali në pritje.

Më 25 nëntor 1981, Papa Gjon Pali II e emërtoi Ratzingerin si Prefekt të Kongregatës së Shenjtë për Doktrinën e Besimit. Si i tillë, Ratzinger ishte në krye të hetimeve për krimet që Kisha Katolike i konsideron si më të rëndat, përfshirë edhe krimet kundër urdhrit gjashtë ("ti nuk shkel kurorën") të kryera nga një klerik kundër personave minorenë. Një raport i Guardian gjithashtu i referohet faktit që Papa Gjon Pali II e emëroi Ratzingerin për të mbikëqyrur skandalet seksuale që patën shpërthyer në Shtetet e Bashkuara dhe Irlandë. Raporti citon Jakob Purkarthofer-in e Platformës Austrisë për Viktimat e Dhunës në Kishë, duke thënë: "Ratzinger ishte pjesë e sistemit dhe është bashkë-përgjegjës për këto krime. Ai duhet të pastrojë veten në lidhje me abuzimet."

Sipas një raporti të Los Angeles Times, ndërsa Ratzinger ishte në krye të mbikëqyrjes së të gjitha hetimeve mbi akuzat e abuzimit seksual, memorandume të shkruara nga Kryepeshkopi Mahony Roger M. dhe At. Thomas J. Curry mes viteve 1986-1987 tregonin një "përpjekje të bashkërenduar për të mbrojtur ... abuzuesit nga policia." Është pohuar se Ratzinger ishte në dijeni të këtyre shkresave.

Në vitin 2001, një letër e shkruar nga Ratzinger qartësonte fshehtësinë e hetimeve të brendshme të kishës në akuzat e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve. Organizata Bishops Accountability deklaron se Ratzinger urdhëroi peshkopët të gjithë botën të ruanin sekretin absolut rreth pedofilisë së priftërinjve dhe thjesht të kryenin transferimin e tyre nga një famulli në një tjetër.

k.c.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

Krimet ndaj njerezmit qe mbajne vulen e Vatikanit  duhet derguar ne Hage, sepse nuk kane asnje ndryshim nga dhunimet dhe perdhunimet qe jane bere gjate konflikteve ne luftera. Pra, krmineli ushtarak me ate fetar nuk kane asnje ndryshim. Fundja e fundit Gjykata nderkombetare e Hages eshte ngritur per te mbrojtur njerezimin dhe per te denuar kriminelet, ne rast se shteti i Vatikanit i strehoi dhe i mbuloi, i takon kesaj gjykate t'i gjej dhe denoj.

Submitted by ig (not verified) on

Ca jane keto budallalleqe qe shkruani? Beni ndonje kerkim perpara se te postoni te tilla brockulla? ITCCS, pertej emrit shume serioz qe te ben te mendosh per nje strukture te mireorganizuar mundesisht te vendosur ne Hage, s'eshte gje tjeter vec nje website aktivistesh anti-katolike qe nuk ka mandat per asgje e qe kerkon vetem te beje zhurme.

Submitted by Kafshist antiteist (not verified) on

Dale... Po ju vërtetë mendoni se Papa e ka dhënë "vet" dorëheqjen?! :)

Submitted by Ritvani (not verified) on

Po ku ekziston dhe kush e njeh nje gjykate te tille... Ju beni paste copy pa verifikuar asgje dhe perfundoni me (DELETED)

Submitted by Genti (not verified) on

U prish dynjaja. Te pabeset e Perendimit tani po sulmojne edhe Vatikanin, pasi me heret shkaterruan Islamin. Dynjase po i vjen fundit, po behen burrat gra, e grate burra. Ka ngelur vetem qe te zbrese vete anti-Krishti, Mesih Dexhalli dhe te behet mbret i dynjase.

Submitted by pilo (not verified) on

ku eshte ai Tedeschini, te na sqaroje nje cike, apo i ka ikur zeri..

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Opium per njerezimin.Gjithçka e zeze,qe nuk mund te zbardhet.E bardha nxihet ,por e zeza nuk zbardhet.Jane kot,rrine kot por te pakten nuk ju bien direkt me qafe njerzve si politikanet qe jane bere bezdia numur nje e njerezimit.

Submitted by Romeo (not verified) on

Nje gjykate e tille as qe ekziston, pastaj me sa duket ajo qe ju shtyn eshte vetem nje fare zelli atavik komunist, pse po te dinit se s eshte e drejta nderkombetare nuk do te jepnit keto lajme pa asnje burim por thjesht fryte te nje antazie te semure. E di se nuk do ta botoni kete koment, por te pakten ju vete do ta lexoni.

Submitted by Romeo (not verified) on

Po e kuptoni se ato burime kane po aq autoritet sa edhe ju? Nuk ekziston asnje gjykate e tille, nuk buron prej asnje marreveshtje nderkombetare, eshte vetem nje pune sharlatanesh si ato komisionet hetimore te Halimit e te Mesiles. Shpresoj se do ta botoni komentin, pse deri tani u treguat korrekte.

Submitted by Gjon (not verified) on

Sic veren edhe Emigranti pak me lart, ky blog po kthehet ne nje vater thashethemesh te mbledhura nga interneti dhe jo ne nje blog serioz ashtu sic e kishin menduar fillimisht themeluesit e tij.

Dihej qe nje xhest kaq i rendesishem si ai i doreheqjes per nje Pape do te nxiste lloj lloj teorish e tezash konspirative por eshte detyre e gazetarit ajo qe te perzgjedhe e te seleksionoje.

Per momentin, i vetmi gazetar qe ka arritur te caje ne murin e padepertueshem te shtetit te Vatikanit eshte Gianluigi Nuzzi, kjo per faktin se nje prej Kardinaleve, pikerisht Mons. Dardozzi kishte lene ne deshirat e fundit te tij qe dokumentet e arkivit personal gjate viteve te aktivitetit ne Vatikan, te beheshin publike nepermjet nje gazetari.  Dhe rasti i dyte eshte ai i asistentit privat te Papes, Paolo Gabriele  qe nxori nje seri dokumentesh konfidenciale nga zyrat e vatikanit per t'ia dorezuar gazetarit per publikim.

Nepermjet leximit te ketyre dokumenteve hidhet drite mbi ate qe ndodhte ne kupolen e Vatikanit dhe ne raportet, miqesite, armiqesite, zilite, inatet qe kishin kardinalet me njeri tjetrin.  Keto dokumente tregojne mbi tentativat e njerezve rigoroze, reformiste  brenda Vatikanit te shuara nga krahu me konservator.

Duke mbetur ne fushen e supozimeve e duke u nisur nga sa shkruhet ne dy publikimet per shtyp, fryt i ketyre dokumenteve: "Vaticano Spa" dhe "Sua Santità, le carte segrete di Benedetto XVI"  po keshtu dhe  nga ngjarjet e fundit  lidhur me "luften" per zgjedhjen e kreut te IOR-it, mendoj se  dy problemet kryesore ne qender te vemendjes jane: administrimi i Bankes IOR  ( mos te harrojme qe gjykata italiane ka prova per pastrim parash) dhe Kard. Bertone e pastaj sigurisht edhe problemet e tjera si ai i lidhur me pedofiline qe kane krijuar shume plasaritje ne hierarkine ekleziastike.

Nga sa po ndjekim neper media te ndryshme, askush pervec Papes vete nuk i di arsyet e doreheqjes, i vetmi xhest revolucionar i nje njeriu konservator.

p.s. Kushedi se cfare po mendon regjizori Nanni Moretti tani qe filmi i tij u be realitet.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pilua thote: ku eshte ai Tedeschini, te na sqaroje nje cike, apo i ka ikur zeri..

Sot dite e diele un isha jashte qytetit ne nji restrant Agroturizem te vargmaleve te bukra Appenniene te Italise, ku hangra nji dreke te mire te gatueme nga kuzhina italiane e famshme dhe shume me e shijshme se ne te gjitha vendet nordike qe kam vizitue gjate ketyne 22 vjetve te lirise ne prendim.

Posa u ketheva dhe lexova lajmet ne gazeten Respublika, qe simbas meje asht e vetmja gazete shqiptare qe ka fryme lirie shprehje mendimi dhe kohet e fundit edhe seleksionim komentesh bastardhash ofenduesish.

Me vjen shume keq per nji pjese komentuesish, qe nuk e dijne se çka asht LIRIA E SHPREHJES NE DEMOKRACI. Liria e shprehjes ne demokraci i jep kujtedo liri te shprehin opinionin e vet, bile edhe te shtrembt. Ketu ne prendim nuk merret si pike referimi mendimi i te gjithve, qofshin keto edhe tendencioza. Asht vete opinioni publik qe peshon dhe gjykon se si asht ne fakt e vertete. Kurse shqiptart jane mesue mjerisht per 6 shekuj rresht te marrin si referim NJI ZA, ate qe vetem helm nxjerr nga goja.

Shume shqiptar jane te mbarsun me urrejtjen ndaj kristjanizmit dhe kryesisht ndaj Vatikanit, i cili ka qene barrjera anti osmane qyshe ne tentativat e para te sulltan Mehmetit ne trojet shqiptare dhe ma vone ne Otranto ne vitin 1480 me renegatin shqiptar nga Vlona Gjedik Ahmet Pashen dhe deri tek Enver Hoxha osman-komunisti. Te gjithe kan deshtue. Rroli i Vatikanit per mbrojtjen e shqiptarve ka qene gjithmone i madh. Dhe jo vetem per trojet shqiptare, por edhe per mbrojtjen e gjuhes dhe historise se shqiptarve. Kete fakt nuk ka si e kundershton asnji njeri.

Tue u kethye tek doreheqja e Papes Benediktit te XVII. Nuk ka nevoje te komentohet kur njeriu sheh me syte e vet se sa asht plake Papa profesori Rasinger. Ai ka marre nji vendim shume racional dhe humanitar ne favor te ecjes perpara te Kishe Katolike Botnore. Nuk ka asnji fakt as nga urrejtesit e tij, qe te vertetoje perfshimjen e tij ne gjanat te cilat Kisha katolike i ka denue. Parimet e te gjitha kishave kristjane bazohen ne parimet kristjane, ne te cilat ne fakt bazohen edhe te Drejtat e Njeriut, te sanksionueme ne parimet e OKB-s dhe ne kushtetuten europiane dhe amerikane. Shkelsa te parimeve ka kudo, ne çdo organizim njerzor, por kjo nuk cenon aspak parimet e organizimit njerzor, ne kete rast te parimeve kristjane. Si çdo kryetar familje, edhe Papa ka kerkue ti zgjidhin problemet ne “shtepine e vet”. Sidoqofte shkelsat e ligjit shtetnor, qopfshin ato edhe klerike katolik, duhet dhe do te denohen simbas ligjve te kushtetutave te vendeve perkatese laike.

Por ajo qe me duket shume e ulte nga disa komentues asht se nuk merren aspak me parimet islame te percaktueme nga Muhameti (alejkum selam), i cili vete ai ka qene nji pedofil, ka dhane shembullin personal te pedofilise, ka qene poligam dhe ka dhane shembullin e vet te poligamise; ka qene per rrahjen e grave, per mbajtjen e grave roberesha, per homoseksualitetin  ne Suren 3 (Ali Imran) ne ajetin 14; Muhameti ka qene per dhunen nepermjet shpates, per vrasjen e atyne jomuslimanve dhe shkelje te tjera kriminale te Drejtave te Njeriut. Keto jane PARIMET islame. Keto parime udheheqin edhe sot e kesaj dite boten islame.

Prandej denoni parimet islame, por jo shkelsit e parimeve kristjane, sepse keto shkeles i denon vete Kisha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.