Përkujtimi i zbarkimit të Normandisë...

Normandia përgatitet të përkujtojë zbarkimin e aleatëve, ose atë që në histori njihet si hapja e Frontit të Dytë. “Normandi duket në këto ditë si një laborator i memories”, shkruan “Avvenire”, e cila sjell një atmosferë simbolesh që janë vendosur përgjatë 80 km bregdet. Duhet nënvizuar se përkujtimi i kësaj dite në Perëndim ka rëndësi jo të vogël, pasi shenjoi fatin e Europës bashkë me penetrimin e trupave ruse nga Lindja. “Avvenire” citon drejtoreshën franceze të Muzeut në Courseulles-sur-Mer, e cila përcjell mesazhin e rindërtimit të kontributit kanadez në fushatë. Mesazh që merr kuptim edhe për krizat e sotme si ajo e Sirisë. “Dëshirojmë të jemi një instrument qytetar për brezat e rinj...Këtë vit u tregojmë shkollave se çfarë do të thotë të jetosh poshtë bombave për një fëmijë 10 vjeç. Është një leksion edhe mbi Sirinë e sotme”, shprehet Nathalie Worthington.
http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/d-day-la-vittoria-degli-errori.aspx
s.z
Add new comment