Opozita drejt fundit të bojkotit?

Postuar në 16 Nëntor, 2014 04:48

Partia Demokratike pritet të thyejë bojkotin në Parlament gjatë ditëve në vijim dhe t’i rikthehet jetës parlametare. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se pas mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt ditën e djeshme, zëra brenda Partisë Demokratike pohojnë faktin se opozita po shkon tashmë drejt fundit të bojkotit.

Ata pohojnë se java që vjen do t’i gjejë ata në Parlament dhe arsyeja kryesore për këtë është konsultimi i projekt-buxhetit të vitit 2015. Burime brenda Partisë Demokratike theksojnë se tani është moment i duhur për të thyer bojkotin, pasi ata pretendojnë se me paketën e re fiskale kryeministri po mendon vetëm për xhepat e tij dhe jo të qytetarëve.

http://shqiptarja.com/home/1/vendimi-i-fsheht--opozita-thyen-bojkotin-rikthehet-pas-protest-s-252800.html#sthash.R1phB6Qz.dpuf

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.