Operacioni i mbrëmshëm policor, kapen 100 kg eksploziv C4, në pranga katër persona

Ishte tritol apo eksploziv plastik C4? Ishin pesë apo dhjetë kilogramë? Operacioni i djeshëm policor në Tiranë, për të cilin u dhanë detaje të ndryshme e të ndryshueshme nga mediat, u zbardh nga kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp. Sasia e sekuestruar është rreth 100 kg eksploziv C4 (që sërish disa reporterë e barazojnë me tritolin, edhe pse është një lloj tjetër lëndë shpërthyese, më e fuqishme dhe e menaxhueshme), ndërsa 4 persona, pjese e një grupi të strukturuar kriminal janë vënë në pranga. Operacioni është finalizuar në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë në momentin e shitblerjes së lëndës eksplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal. Pas kontrollit të banesave, janë gjetur edhe materiale ndihmëse në sasi të mëdha. Të arrestuarit:
Ilir Dhimo, 36 vjeç, banues në Krujë
Pëllumb Daci, 46 vjeç, banues në Krujë
Emild Taku, 27 vjeç, banues në Tiranë
Artur Çelo, 40 vjeç, banues në Tiranë
a.k
Add new comment