Një milion dollarë janë pak për fotot e dasmës së Kim?

Postuar në 23 Maj, 2014 17:41

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur t’i refuzojnë ofertat e revistave për t’i blerë fotografitë nga martesa e tyre.

Këtë javë, çifti i famshëm do të shkojë drejt altarit, ndërsa oferta më e lartë që kanë refuzuar ishte një milion dollarë.

 

33-vjeçarja ia shiti revistës People për 1.5 milion dollarë fotografitë nga martesa e saj e dytë me Kris Humphries dhe 300.000 dollarë të tjera i fitoi vetëm nga njoftimi për fejesën.

 

Megjithatë, kësaj radhe ka vendosur që dasmën ta bëjë paksa më private ose është duke pritur oferta më të larta.

Martesa e Kim me Humphries zgjati vetëm 72 ditë, të presim se sa do të zgjasë kurorëzimi me Kanye, me të cilin ka një vajzë dhjetëmuajshe. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.